• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAKTATI I EKSTRADIMIT ME SHBA/ Balla: Shenjë vlerësimi nga partneri ynë strategjik për reformën në drejtësi
Home
Politikë

TRAKTATI I EKSTRADIMIT ME SHBA/ Balla: Shenjë vlerësimi nga partneri ynë strategjik për reformën në drejtësi

20 May, 2021 s.autor Politikë

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar votën pro të socialistëve për projektligjin “Për ratifikimin e traktatit të ekstradimit ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Balla e cilësoi një shenjë vlerësimi nga SHBA për ecurinë e reformës në drejtësi dhe besimin tek institucionet.
“Padyshim që do ta votojmë pro marrëveshjen për traktatin për ekstradimin me SHBA sepse besoj që të gjithë biem dakord që është një shenjë vlerësimi nga partneri ynë strategjik mbi ecurinë e kënaqshme përpara të reformës në drejtësi dhe për besimin reciprok në institucionet e drejtësisë në secilin prej dy vendeve të angazhuara në këtë traktat.
Përfitoj nga ky moment që pikë së pari të shpreh gjithë falënderimin e nevojshëm dhe të domosdoshëm qoftë për SHBA, qoftë për BE për gjithë mbështetjen që i kanë dhënë reformë në drejtësi. Nëse nuk do ishte mbështetja e tyre më 22 korrik 2016 ne nuk do t’i kishim numrat në këtë sallë për të votuar ndryshimet kushtetuese, natyrshëm të gjithë ata që u betuan dhe u stërbetuan se nuk do e votonin kurrë reformën në drejtësi në sallat brenda hapësirës së Kuvendit, muret janë dëshmitarë të atyre betimeve të gjithë atyre që zotoheshin se nuk do ta votonin dhe po ashtu dua të them sot që edhe pse janë të shumtë ata që mendojnë se procesi i reformës në drejtësi po ecën ngadalë unë nuk jam dakord. Unë them që një reformë kaq e thellë natyrshëm kërkon kohën e vetë por tani të gjitha institucionet janë ngritur. Apeli im si kreu i kësaj shumice parlamentare është të përshpejtohet puna për plotësimin e vakancave të tjera në Gjykatën e Lartë apo Kushtetuese. Është e domosdoshme të kemi një Gjykatë Kushtetuese me 9 anëtarë që do të mundësojë marrjen e vendimeve të plota, me kuorumin e nevojshëm për shumë çështje që presin përgjigje nga Gjykata Kushtetuese dhe nëse komisioni hetimor parlamentar do gjejë fajtor në marrëdhënie me Kushtetutën edhe Presidentin e Republikës, dhe ajo është një çështje që do i shkojë për vendim Gjykatës Kushtetuese. Është shumë e rëndësishme që procesi dhe krijimi i kuorumit të nevojshëm në Gjykatën e Lartë, e cila më pas të hapë garën për tre vendet vakante që i takojnë Gjykatës së Lartë për të emëruar në Gjykatën Kushtetuese ne të kemi mundësin që këto vakanca të plotësohen në një kohë sa më të shkurtër.
Procesi i vettingut po ecën mirë edhe pse duhet që Kuvendi në kohën e duhur dhe besoj që edhe ky Kuvend por edhe Kuvendi tjetër duhet të mendojë procedurat qoftë për shtyrjen e afatit të komisionit të përkohshëm të kualifikimit sepse janë një numër shumë i madh gjyqtarësh dhe prokurorë që duhet të kalojnë në sitën e vettingut. Ne duhet të jemi parashikues në kohë që procesi i vettingut të shkojë në fund për çdo gjyqtar e prokuror për të garantuar një proces të drejtë e të barabartë. procesi i vettingut tregoi se sa i thellë dhe i pistët paskësh qenë sistemi ynë i drejtësisë në këtë vend por t’i referohemi numrit të gjyqtarëve e prokurorëve që nuk janë pjesë e këtij sistemi”.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHUMË NJERËZ MË QUAJË AKTORE..."/ Ledjana shpjegon të vërtetën e marrëdhënies me Mevlanin
Previous article "ALEATËT E ZULLUMEVE S'DO KENË NGA T'JA MBAJNË"/ Spiropali: Dënimi i Berishës, s’më lumturoi por…

s.autor

Postime të ngjashme

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim... Breaking News

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim...

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët... Breaking News

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT