Një i ri është dërguar në spitalin e Vlorës me urgjencë pak çaste më parë.Nga informacionet paraprake mësohet se i riu është plagosur me thikë në pjesën e qafës.
Nuk dihet identiteti ende, por mësohet se është rreth 18 vjeç dhe se ka mbetur i plagosur pas një konflikti të çastit. Policia ndodhet në vend dhe ka nisur hetimet.


