Pas vendimi të DASH për të shpallur “non grata” Sali Berishën dhe familjen e tij, ka reaguar edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Në profilin e saj zyrtar në Twitter, diplomatja ka ripostuar vendimin e publikuar në faqen e internetit të DASH si dhe deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken.
Ambasadorja amerikane nuk ka bërë komente të tjera përveç vendimit të DASH, të cilin e ka shpërndarë në profilin e saj.



