• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“I KANË DHËNË PIJE…”/ TRONDIT me rrëfimin xhaxhai: Si u përdhunua në grup mbesa 15 vjeçe, kush është “kapo” i bandës
Home
Aktualitet
Kronikë

“I KANË DHËNË PIJE…”/ TRONDIT me rrëfimin xhaxhai: Si u përdhunua në grup mbesa 15 vjeçe, kush është “kapo” i bandës

19 May, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dëshmi tronditëse vijnë nga Lezha, aty ku një ditë më parë u zbulua përdhunimi në grup i një të miture 15 vjeçe.

Xhaxhai i vajzës së mitur rrëfeu për emisionin “Me zemër të hapur”, në News24, se kjo është ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në trevat shqiptare ndonjëherë, ndërsa kërkoi drejtësi, pasi në të kundërt, ai paralajmëroi vetëgjyqësi, raporton “BalkanWeb”.

Sipas xhaxhait, autori kryesor i ngjarjes tronditëse është 31-vjeçari Artan Kaçorri, burrë i martuar dhe me fëmijë, i cili e ka mashtruar vajzën si fillim me një telefon, dhe më pas i ka kërkuar të bëjnë një xhiro me makinë, prej ku i ka dhënë një pije me shishe të hapur dhe pikërisht aty ka nisur gjithçka.

Rrëfimi i xhaxhait të 15-vjeçares:
Çfarë po ndodh në familjen tuaj?
Ne jemi një familje me tradita. Kjo është tragjedi për familjen tonë. Kemi djem të ri, burra të vjetër, të mençur, i kemi të gjitha. Kjo ngjarje ka filluar pas 7 marsit dhe deri më tani. Adrian Gjikola nuk është i dashuri i vajzës dhe as ka qenë. Zanafilla e këtij problemi është Artan Kaçorri, 31-vjecar, burrë i martuar, sa fëmijë ka nuk e di. Ai ka lekë, ka një ofiçinë, ka marrë një celular dhe ja ka dhënë vajzës si dhuratë, duke qenë familje e varfër.

Si i është afruar vajzës ai?
E di ai. Është banor i fshatit tonë, njihemi me të, 2 km i kemi shtëpitë larg. Mbesa e dinte që ai ishte i martuar. Ai e ka mashtruar me celularin, më pas ky i ka marrë numrin, e ka marrë në telefon dhe i ka thënë ‘hajde hip në makinë, të dalim një xhiro’. Pastaj, po ky djaloshi e ka marrë në makinë, e ka çuar në pyll, i ka dhënë një pije me shishe të hapur. Ky Artan Kaçorri është strumbullari i kapobandës. Pas pijes, vajës i është bërë vendi jeshil, nuk e ka ditur çfarë po bënte, dhe ka filluar marrëdhënien intime me të. Pas kësaj, ai i ka thënë mos t’i tregojë askujt, se do t’i vrasë familjarët. Ky burri i mirë, një mekaniku tjetër, që ka 10 metra larg, i ka dhënë numrin e vajzës dhe i ka thënë ‘shko se e ke gati’. Ai i ka thënë ‘unë e di cfarë ke bërë ti me të, hajde dhe ti me mua’. Kanë shkuar bashkë, i kanë dhënë të njëjtën pije dhe ka vazhduar programi. Kjo ka vazhduar për dy muaj. Pastaj, nipi i Kacorrit i ka marrë leje dajës së tij ‘a të shkoj edhe unë’, se vajza gjoja ishte bërë pronë e 31-vjeçarit. Është edhe një tjetër, që ne e kemi fis, është kushëriri jonë, por faqezi edhe ai. Madje, nëna e tij, kur mori vesh ngjarjen, ka thënë ‘inshalla vjen i vdekur në shtëpi djali’. Vajza nuk ka pasur guxim të tregojë, sepse ka qenë nën kërcënim.

Para tre ditësh, nëna e vajzës rastësisht i ka zbuluar telefonin. Është munduar t’ia fsheh vajza, por e ëma s’e ka lëshuar më nga dora. Ajo ka thirrur vajzën tjetër, që ka në shkollë të lartë, dhe i ka thënë të vijë t’i nxjerrë mesazhet. Pastaj, ka njoftuar burrin dhe të gjithë burrat e tjerë të shtëpisë. Ne u munduam të marrim një vendim, se kjo ngjarje është një monstër. Unë jam 73 vjeç dhe deri më sot nuk e di që ka ndodhur në trevat shqipfolëse. Të përdhunosh një vajzë të mitur pa u bërë 15 vjeçe kjo është vrasje, tradhti dhe këtë e lanë vetëm gjaku. Kjo lahet vetëm me fishekë, por ne për momentin i kemi lënë këta të rinj, se nuk vrasim dot 5, por t’i vrasë shteti. Të vendoset drejtësi për këtë monstër që ka ndodhur dhe të bëhet shembull për gjithë Shqipërinë. Nëse drejtësia nuk e thotë fjalën e saj siç është për t’u thënë, drejtësinë do ta bëjmë ne. Nuk di ç’të them tjetër, kjo është ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në trevat shqiptare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBLIDHET KOFERENCA E KRYETARËVE/ Miratohet kalendari i punimeve të Kuvendit për periudhën 24 maj – 11 qershor
Previous article ME SHPEJTËSI MERR PËRPARA.../ Momenti i aksidentit tragjik që i mori jetën 33-vjeçarit në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera Aktualitet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT