• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VOTIMI I DYFISHTË/ Përfaqësuesja e PD rrëzon akuzat e opozitës: Thjesht çështje teknike
Home
Politikë

VOTIMI I DYFISHTË/ Përfaqësuesja e PD rrëzon akuzat e opozitës: Thjesht çështje teknike

19 May, 2021 s.autor Politikë

Nënkomisionerja Shtetërore e Zgjedhjeve, Lealba Pelinku, e cila është zgjedhur pas propozimit të Partisë Demokratike, duke shpjeguar raportin për rastet e dyshimta për votim të dyfishtë në Qarkun e Gjirokastrës, sqaroi se një pjesë e mirë e rasteve ishin kur operatori teknik ka vendosur gishtin në pajisjen PEI për të qartësuar votuesin sesi bëhet votimi.

Znj. Pelinku e cila ka menaxhuar të gjithë sistemin ka nënvizuar se për 2 rastet kur personat janë shfaqur në dy qendra të ndryshme, e ka kryer në të dyja rastet identifikimin biometrik.

Pajisja ka pasur mundësinë që personat e administratës zgjedhore të kishin emrin në të gjitha qendrat e votimit.

“Ne supozojmë që ka qenë pjesë e administratës zgjedhore, që ka kryer identifikimin biometrik në qendrën ku ka qenë caktuar ditën e votimit dhe më pas ka shkuar në qebdrën e vet të votimit për të votuar”, ka thënë Pelinku.

“Të dhënat që ju dhanë juve janë thjesht të dhënat për identifikimin biometrik. Kjo nuk vërteton që personi ka votuar 2 herë. Sistemi të ndalon që me të njëjtën kartë identiteti të paraqitesh 2 herë”, sqaroi ajo.

Pelinku ishte e pranishme në mbledhjen e kësaj të mërkure, ku iu është përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të KAS.

Ajo foli për rastet kur një person është identifikuar në dy qendra votimi të ndryshme në 25 prill, si dhe faktit që një shenjë gishti unike është rregjistruar më shumë se një herë në pajisjen e identifikimit.

Pelinku tha se rezulton që këto raste kanë të bëjnë me persona që i përkasin administratës zgjedhore, pra komisionerë që janë identifikuar në qendrën e tyre të votimit, por edhe në qendrën ku ata duhet të shërbenin si komisionerë në 25 prill.

Po ashtu, edhe sa i përket regjistrimit të shenjës së gishtit, Pelinku deklaroi se i përket operatorit dhe jo votuesve.

Prej disa ditësh, PD e LSI, duke sjellë dy raste nga Gjirokastra e Berati, pretendojnë se ka pasur votim të shumëfishtë nga një person, gjë që është rrëzuar nga vetë përfaqësuesja e PD.

Kjo, pasi në rastet që pretendon opozita, kemi të bëjmë thjesht me çështje teknike, jo me votim.

Vetë përfaqësuesja e PD e ka sqaruar shumë mirë këtë gjë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIM ME AMBASADOREN E POLONISË/ Ruçi: Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme për hapjen e negociatave
Previous article DORËHIQET GAZETARI I "BBC-SË"/ U akuzua se përdori dokumente false për të detyruar Princeshën Diana të jepte intervistën "bombë"

s.autor

Postime të ngjashme

FLET NGA NEW YORK/ Rama: Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, SHBA nuk bëri më të mirën për të! S’duhej lejuar që ajo farsë të fillonte Breaking News

FLET NGA NEW YORK/ Rama: Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, SHBA nuk bëri më të mirën për të! S’duhej lejuar që ajo farsë të fillonte

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT