• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMET ME RAKETA/ Ushtria izraelite dërgon artilerinë drejt Libanit
Home
Nderkombetare

SULMET ME RAKETA/ Ushtria izraelite dërgon artilerinë drejt Libanit

18 May, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Ushtria izraelite tha se nisi artilerinë drejt Libanit të hënën në përgjigje të zjarrit me raketa nga vendi fqinj që nuk arriti të godiste shtetin hebre.

“Gjashtë përpjekje të dështuara u identifikuan nga Libani që nuk kaluan në territorin Izraelit”, ka thënë ushtria në një deklaratë, shkruan France24.

“Forcat e artilerisë qëlluan drejt burimeve të nisjeve”.

Një burim ushtarak libanez i tha AFP-së se tri raketa ishin qëlluar nga Libani Jugor drejt Izraelit.

“Tri raketa të tipit Grad u qëlluan nga zona e Fermave Shebaa”, jo shumë larg kufirit me Izraelin, tha burimi ushtarak libanez.

“Situata në zonë tani është e qetë”, shkroi në Twitter misioni paqeruajtës i OKB-së në Libanin jugor, i cili është në kontakt me të dy vendet, disa orë pas zjarrit me raketa.

Kjo është hera e dytë që raketat lëshohen nga territori libanez drejt Izraelit që nga fillimi i armiqësive midis shtetit hebre dhe grupeve të armatosura palestineze në Rripin e Gazës javën e kaluar.

Të enjten e kaluar, tri raketa u qëlluan nga Libani jugor pranë kampit palestinez të refugjatëve Rashidiyeh drejt Izraelit, tha një burim ushtarak libanez. Ushtria e Izraelit tha se ato raketa kishin rënë në det.

Një burim i afërt me armikun e Izraelit, Hezbollah, tha se grupi Shiit Libanez nuk kishte asnjë lidhje me incidentin.

Protesta janë mbajtur gjithashtu kundër fushatës ajrore të Izraelit në Gaza, me një demonstrues libanez të vrarë nga zjarri izraelit javën e kaluar gjatë një tubimi në zonën kufitare.

Kjo erdhi pasi një numër demonstruesish të rinj ishin përpjekur të kalonin në qytetin verior izraelit kufitar të Metula, sipas medias shtetërore libaneze.

Ushtria izraelite tha të hënën se në ditët e fundit ajo kishte “vërejtur një numër të dyshuar libanezësh që po i afroheshin gardhit të sigurisë” dhe duke e dëmtuar atë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK KA VENDIM PËR GJIROKASTRËN/ KAS shtyn për nesër seancën për shqyrtimin e ankesave
Previous article AKUZOHET PËR DHUNË NË FAMILJE/ Ishte i shpallur në kërkim nga policia, arrestohet 34-vjeçari nga Vlora

Delo.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT