• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E KAMUFLUAR SI PAKOT E MISHIT…”/ 400 kg KOKAINË, detajet e reja: Informacioni që në datën…
Home
Breaking News

“E KAMUFLUAR SI PAKOT E MISHIT…”/ 400 kg KOKAINË, detajet e reja: Informacioni që në datën…

17 May, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë dalë në një konferencë për mediat pas konfiskimit të 400 kilogramëve kokainë në një kontejner me ngarkesë mishi të ardhur nga Brazili.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Sabedin Mehmeti, ka thënë se lidhur me këtë rast janë arrestuar shtatë persona, shtetas të Kosovës dhe disa të tjerë janë në kërkim si pjesë e grupit kriminal

Ai tha që dërgesa në Kosovë ka ardhur më datë 15 maj, teksa informacioni ishte marrë që më 3 maj. Mehmeti dha detaje dhe nga operacioni i sotëm, teksa theksoi se ka pasur kontrolle në vende të ndryshme.

“Policia e Kosovës më 3 maj përmes kanaleve zyrtare ka pranuar informacion se një dërgesë, përkatësisht kontejner është në një port italian dhe ka ardhur nga Brazili, me destinacion Kosovën dhe ka dyshime se mund të ketë të fshehur narkotikë të llojit kokainë. Gjatë komunikimit me autoritetet italiane është arritur pajtueshmëria që të realizohet një hetim dhe operacion i përbashkët nga porti italian, në portin e Durrësit dhe deri në destinacionin përfundimtar në territorin e Kosovës. Përgjatë tërë kohës së lëvizjes është bërë përcjellja e dërgesës si dhe personave të dyshuar, të implikuar në këtë rast. Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Kosovës kanë formuar një grup të përbashkët për hetimin e këtij rasti. Institucionet e tre shteteve kanë bashkëpunuar ngushtë. Ka pasur komunikim të rregullt mes institucioneve të tre vendeve. Ngarkesa ka mbërritur më 15 maj dhe gjatë kohës është mbikëqyrur nga policia e Kosovës. Sot rreth orës 11:00 të dyshuarit kanë filluar aktivitetin e tyre kriminal për të tërhequr sasinë e dyshuar të narkotikëve dhe policia ka ndërhyrë. Janë arrestuar personat e dyshuar dhe janë gjetur 400 kg kokainë. Janë bastisur edhe disa lokacione të tjera në kërkim të sasive të tjera të lëndëve narkotike. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ngarkesa ka ardhur nga Brazili, duke kaluar në disa shtete, përmes Kosovës dhe me destinacion disa shtete të tjera potencialisht të mundshme. Droga ishte e fshehur dhe e kamufluar në pako të ngjashme me lloje të ndryshme të mishit. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 7 persona, shtetas të Kosovës. janë konfiskuar rreth 400 kg kokainë, një armë si dhe lloje të ndryshme të automjeteve.

 

Policia është në kërkim dhe të disa personave të dyshuar që dyshohet se kanë qenë pjesë e këtij grupi kriminal”, deklaroi kryepolici i Kosovës.

Ai theksoi se prokurori i rastit ka autorizuar bastisjen edhe disa lokacioneve tjera.

“Dërgesa kishte destinacion edhe shtete të tjera dhe deri më tani janë arrestuar shtatë persona shtetas kosovarë. Janë konfiskuar edhe telefona, vetura edhe një armë”, u shpreh Mehmeti duke shtuar se mund të ketë bastisje dhe arrestime të tjera pasi operacioni është duke vijuar.

Ndërkaq përfaqësuesi italian tha se nuk ka pasur përfshirje të DEA-s amerikane dhe se janë përfshirë në hetim dhe operacion autoritetet italiane, shqiptare dhe ato të Kosovës.

“Është aktiviteti ynë hetimor. Jemi vetëm ne të përfshirë në këtë aksion”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇUDIT Salianji: PD, një parti që prodhon spektakël demokracie si asnjë tjetër. U arrit një gjë e rrallë...
Previous article YLLI PATA/ 12 qershori i PS-së, përballë 13 qershorit të PD-së

F.autor

Postime të ngjashme

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset Aktualitet

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT