Endri Mustafa është ekzekutuar me 5-6 plumba në Livadhe të Shkodrës, raporton gazetari Senad Nikshiqi për BalkanWeb.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pistoletë tip ‘’Berette’’ që nuk dihet nëse është e viktimës apo e autorëve, por asaj do i merren shenjat e gishtave që kanë mbetur mbi të.
Zona e Livadhes ku është gjetur i vrarë Mustafa është problematike për ngjarje kriminale si dhe për djegie makinash nga autorë vrasjesh.


