Kosova ka regjistruar një rritje të rasteve me COVID-19. 71 të infektuar janë shënuar sot ndërkohë që një ditë më parë kishte 40.
Nga ana tjetër 2 pacientë, nga Mitrovica dhe Podujeva kanë humbur jetën nga COVID-19.
Lajmi i mirë është se 173 pacientë kanë fituar betejën me virusin.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.377 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 71 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Podujevë 1 rast (59 vjeç).


