• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“IKU NË AMERIKË ME NJË DEPUTET”/ Gruaja rrëzon dëshminë e ish bashkëshortit: Më ka dhunuar për 25 vite…
Home
Sociale

“IKU NË AMERIKË ME NJË DEPUTET”/ Gruaja rrëzon dëshminë e ish bashkëshortit: Më ka dhunuar për 25 vite…

16 May, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Rreth një muaj më parë, shtetasi Aleko Doko denoncoi për kamerën e Faxnews dhunën e ushtruar prej djalit dhe braktisjen nga ish-bashkëshortja, e cila sipas tij u largua me një deputet në Amerikë.

Në një intervistë të dhënë për gazetarin Fatjon Gjinaj nga kontinenti i largët, Majlinda Doko, ish-bashkëshortja e Aleko Dokos, deklaroi se është ndarë nga bashkëshorti i saj për shkak të dhunës 25-vjeçare të ushtruar gjatë martesës.

Majlinda shprehet se në datën 12 Gusht ish-burri tentoi ta mbyste në gjumë dhe ka qenë vajza ajo e cila e ka shpëtuar duke telefonuar policinë.

Majlinda Doko: Unë jam dhunuar për 25 vjet nga ai njeri. Djali aktualisht po vuan një dhunë fizike dhe një dhunë psikologjike nga babai i tij. Dhuna psikologjike e ka çuar djalin drejt vetëvrasjes.

Djali im është një djalë ekselent. Goca ime që ai pretendon se nuk e di ku e ka, është ekselente dhe me studime në Hungari. Edhe djali është shembullor. Atë njeri e falenderoj vetëm për fëmijët. Më ka marrë 16-vjeçe dhe më ka dhunuar për 25-vjet resht. Kam ndenjur me të vetëm që fëmijët e mi mos të ndjenin mungesën e babit.

Arsyeja pse u ndam ka qenë dhuna. Ka qenë data 12 ose 13 Gusht, kur do përcillja vajzën për në Hungari, dhe zotëria zgjohet në dy të natës dhe kishte hipur mbi mua me gju dhe tentoi të më mbyste.

Kur goca u zgjua për të shkuar për në banjë më pa që po tentonte të më mbyste dhe ka telefonuar policinë. Në polici ai ka shumë njerëz dhe të plotfuqishmin e zonës e ka mik të ngushtë.

Ka thënë se iku në Amerikë me një deputet dhe e ndihmuar prej tij, kjo është një gënjeshtër.

Unë kam ikur me dokumente të rregullta dhe ambasada amerikane ma dha menjëherë vizën pasi unë kam qenë me biznes dhe një taksapaguese e rregullt.

Djali im sa herë ikën në punë gjen makinën e policisë në lagje. Po bën të njëjtat presione ndaj djalit siç po bënte me mua.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DEFENDER 21"/ Stërvitja më e madhe ushtarake në 7 baza të ndryshme në të gjithë vendin (VIDEO)
Previous article VËMËNDJE! Këto janë 7 gjërat bazike që bëjnë çdo lloj veshjeje interesante

s.autor

Postime të ngjashme

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

DETAJET E FUNDIT/ U vra me kallashnikov, zbulohet emri i viktimës në Korçë. 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura Aktualitet

DETAJET E FUNDIT/ U vra me kallashnikov, zbulohet emri i viktimës në Korçë. 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT