• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA PREKËSE/ Familja e braktisi pasi humbi shikimin nga një aksident, burri i verbër surprizon dashurinë e jetës
Home
Sociale

HISTORIA PREKËSE/ Familja e braktisi pasi humbi shikimin nga një aksident, burri i verbër surprizon dashurinë e jetës

16 May, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Në momentet më të vështira të jetës sonë, në momentet kur mendojmë se të gjithë janë larguar dhe se kemi prekur fundin, na vijnë në ndihmë njerëz që me kalimin e kohës shndërrohen në arsyen kryesore për të jetuar.
E tillë ishte historia e Alketit që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”.

Alketi shumë vite më parë për arsye ekonomike kishte vendosur që të emigronte në Itali dhe të punonte për të sjellë të ardhura në familjen e tij. Në këtë periudhë Alketi ishte martuar dhe nga kjo martesë kishte sjellë në jetë dy fëmijë. Gjithçka për Alketin kishte shkuar mirë, deri në ditën kur ai kishte pësuar një aksident të tmerrshëm.

Në studio, Alketi rrëfeu momenti që i kishte ndryshuar jetën tërësisht, aksidentin me motor, i cili i kishte marrë shikimin. Doktorët në Itali nuk i kishin dhënë shpresa Alketit për të jetuar, pasi aksidenti kishte qenë shumë i rëndë, por ai kishte mbijetuar dhe kishte qëndruar në koma për një periudhë tri mujore. Fatkeqësitë për të nuk kishin mbaruar këtu, pasi, ish- bashkëshortja e tij, pas gjendjes së rëndë të Alketit, kishte vendosur që të largohej bashkë me fëmijët duke e braktisur.

Pavarësisht gjendjes së tij dhe largimit të ish- bashkëshortes, Alketi nëpërmjet ndihmës së familjes i’a kishte dalë mbanë që të riniste jetën. Nëpërmjet një shkuesie ai ishte njohur me Linditën, dashurinë e jetës së tij dhe menjëherë kishin vendosur që të martoheshin. Familja e Linditës në fillim kishin qenë kundër këtij vendimi, për shkak të aftësisë së kufizuar të Alketit. Tashmë Lindita dhe Alketi kanë krijuar familjen e tyre dhe kanë sjellë në jetë dy vajza.

Për këtë arsye, Alketi ka zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të falenderuar Linditën që i ndryshoi tërësisht jetën dhe që i dha familjen e dashurinë që i mungonte. “Të faleminderit që u bërë pjesë e jetës sime. Të mos ishte për ty nuk do dija ku do të isha. Ti je shtylla mbështetëse e imja, je drita e syve të mi!”,- ishte mesazhi i Alketit për Linditën.

Familja e braktisi pasi humbi shikimin nga një aksident, burri i

Nga ana tjetër e studios Lindita rrëfeu se për të ka qenë vendimi më i bukur që kishte marrë dhe se jeta që po jetonte me Alketin ishte tepër e bukur. Por kjo nuk ishte surpriza e vetme që programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte rezervuar për Linditën. I ftuar special për të ishte këngëtari i njohur i estradës shqiptare, Ermal Fejzullahu i cili i tha: Ti je një grua e fortë dhe ne të gjithë në jetë jemi të prirur nga fatet njerëzore. Alketi mund të ketë humbur pamjen, por ka gjënë më të shtrenjtë, dashurinë tënde. Unë jam tepër i lumtur që jam pranë jush dhe dua të dini se unë gjithmonë do jem i juaji!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Dëshmia e rrallë e Ipeshkvit: Dom Mark Gjani vdiq nga torturat i varun nder shpatulla...
Previous article NJOHJA E PATENTAVE/ Autoritetet italiane përfundojnë procedurat. Ja data kur do njihen

s.autor

Postime të ngjashme

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera Aktualitet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT