• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË RRAHU ME BISHTIN E FSHESËS”/ Burri që kërkoi urdhër mbrojtjeje nga gruaja e tij! Më herët kishte bërë burg pasi…
Home
Aktualitet
Kronikë

“MË RRAHU ME BISHTIN E FSHESËS”/ Burri që kërkoi urdhër mbrojtjeje nga gruaja e tij! Më herët kishte bërë burg pasi…

15 May, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shtetasi L. V. është 51 vjeç. Ai ka shtatë vite i divorcuar nga bashkëshortja, por sherret nuk i ndahen. Mbas ndarjes në gjykatë, radha u ka ardhur ndarjes së pasurive mes tyre dhe kaq mjaftoi që ish-çifti të rikthehej në pozita “lufte”. Aq në konflikt janë të dy grua e burrë, saqë ky i fundit për të provuar që e kishte rrahur ish-bashkëshortja ka ngritur pantallonat lart dhe ka treguar shenjat.

“I shikoni, janë shenjat e fshesës. Ajo mori shkopin dhe pa hezitim më qëlloi sepse donte të më nxirrte nga dyqani” deklaron në kallëzim shtetasi L.V. Policia shton për Gazetën “Si” se disponon dokumentet që vërtetojnë qëndrimin e ankuesit. Mes letrave është edhe vërtetimi se palët, ditën e rrahjes, ishin thirrur në gjykatë për procesin civil nga ku duhet të ndahej pasuria mes të dyve.

L.V shpjegon se atë ditë ish-bashkëshortja nuk ishte paraqitur në seancë. “Menjëherë pas kësaj mungese vendosa të shkoj në punën e ish-gruas, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, ku ajo ka një dyqan“, thotë burri i keqtrajtuar sipas dosjes që posedon Gazeta “Si”.

“Në momentin që kam hyrë në dyqan, ish-bashkëshortja ka marrë një bisht fshese dhe filloi të më godasë me të nga këmbët ku kam aktualisht shenjat”, ankohet 51-vjeçari që nuk ka hezituar të kërkojë urdhër mbrojtjeje. Policia i shpjegoi Gazetës ”Si” se çifti është i njohur në drejtorinë vendore të Tiranës, pasi më herët për dhunë ndaj saj ka kallëzuar edhe ish-gruaja.

“Është e vërtetë. Gruaja e ka shfrytëzuar mërzinë time dhe më ka denoncuar për dhunë më herët. Për dhunë kam bërë dhe burgun”, mbyll kallëzimin 51-vjeçari, i cili ndërkohë ka kërkuar sipas policisë një urdhër mbrojtjeje derisa gjyqi civil për pronat të përfundojë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERKATO E BUJSHME/ Milan bindet, gati takimi me Real Madrid për spanjollin...
Previous article "AI ËSHTË UNIK, SA MIRË QË..."/ Fituan bashkë “tripletën” zikaltër, Sneijder “bekon” Mourinho tek Roma

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT