Zbulohen detaje nga deklarata e Marjus Demës, i cili qëlloi për vdekje shokun e tij Mehmet Qemën teksa po luante me pistoletë.
Gjatë seancës gjyqësore, ku akuzohet për 4 vepra penale dhe më e rënda është “vrasje me dashje”, Dema u shfaq i penduar dhe i penduar duke deklaruar: “Qemën e kisha si vëlla dhe gjithçka ka ndodhur aksidentalisht”.
Gjatë seancës gjyqësore, Prokurori nxori dhe pamjet e kamerave të sigurisë, ku të gjithë shokët po konsumonin ushqim dhe pije para se të ndodhte vrasja e Mehmet Qemës, raporton TCH.
Në një moment, drejton armën nga shoku i tij. Pasi arma u shkrep në mënyrë të pavullnetshme, shihet në kamerat e sigurisë se si viktima rrëzohet nga karrigia dhe shoku i tij vrapon për ta mbajtur dhe pastaj e ul në karrige.


