• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ME SHPATË DO JU PRESIM DUART”/ Ja si kërcënonte gjatë procesit të numërimit të votave drejtuesi i LSI në Berat (VIDEO)
Home
Politikë

“ME SHPATË DO JU PRESIM DUART”/ Ja si kërcënonte gjatë procesit të numërimit të votave drejtuesi i LSI në Berat (VIDEO)

15 May, 2021 s.autor Politikë

Një video e drejtuesit politik të LSI Berat, Ardit Çelës, është publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ku ai dëgjohet duke kërcënuar me ‘prerje’ duarsh gjatë numërimit të votave në këtë qark. Në video Çela shikohet i ulur në karrige, ndërsa dëgjohet të thotë “bam-bam, me shpatë në dorë”. Ndërkohë, me një reagim në Facebook, Çela thotë se në fakt video është e prerë dhe se ngjarja nuk ka ndodhur siç duket aty.

Ai shkruan se janë disa persona që kanë hyrë nga jashtë duke kërcënuar “do ju presim duart”, pas një situate të krijuar në qendrën e numërimit të votave dhe se ai vetëm ka ironizuar këta persona duke thënë “ju po ju, me shpatë”.

“Ishte momenti i fundit i numërimit, dhe një situate shume komike. Te 4 anëtarët e tavolinës së numërimit, pra përfshire ata socialiste, nuk pranonin të plotësonin një formular me 0 vota për kandidatet, për shkak se gabimin e kishin bere koleget e tyre të mëparshëm dhe kishin vendosur fletët ne zarfin e gabuar. Në këtë moment, disa injorantë kujtonin se fare po behej, për shkak se pak minuta me pare ishte ndërruar komisioneri i LSI. Hyjnë si te forte dhe provokojnë dhe intimidojne ata qe ishin aty, si edhe numëruesit me shprehjet: “ Do ju presim duart” “Do ju presim këmbët” etj.. Kjo vërtetohet nga pamjet sepse shikohet qarte qe te gjithë kthejnë kokat pas ne drejtim te provokatorit duke qeshur, me përjashtimin tim, qe i shkoj pas avazit dhe i them “ Po, po, ju po, me shpata”, pa denjuar te kthehem. Në asnjë moment nuk ka qene komunikimi me kryetaren e ZAZ e cila përpiqej te shpjegonte procedurën. Kur e shoh që tipi vazhdonte te shfrynte, kthehem dhe i them hajde ulu tek karrigia ngjitur, të të sqaroj se është qesharake, sepse doja te shmangia edhe ndonjë përplasje midis njerëzve qe ishin aty”, shkruan ai.

LSI ka ankimuar në KAS rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Beratit, duke kërkuar rinumërim dhe rivotim, kërkesë për të cilën prite të merret sot një vendim. Lëvizja Socialiste për Integrim pretedon se në Qarkun e Beratit kësaj force politike iu mor mandati për 77 vota, duke akuzuar për shkelje të rënda gjatë procesit të votimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EVEREST ÇAKA MORI DREJTIMIN E TRAFIKUT TË DROGËS NË BE/ Flet nga arratia i shoqëruari pas krimit: Ka kamera që tregojnë…
Previous article "DEFENDER 21"/ Sot mbërrijnë në Rinas 200 ushtarë amerikanë, për stërvitje më të madhe që po pret Shqipëria

s.autor

Postime të ngjashme

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar” Politikë

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar”

“PËRTEJ OQEANIT”/ Berisha mbërrin në SHBA, kreu i PD publikon pamjet nga pritja në aeroport Breaking News

“PËRTEJ OQEANIT”/ Berisha mbërrin në SHBA, kreu i PD publikon pamjet nga pritja në aeroport

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet Politikë

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT