• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT/ Greqia kundër ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut
Home
Politikë

NEGOCIATAT/ Greqia kundër ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut

15 May, 2021 s.autor Politikë

Greqia nuk e mbështet ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, përsa u përket negociatave për anëtarësimin në BE. Edhe pse ky propozim, i cili erdhi fillimisht nga komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi, po diskutohet nga vendet anëtare, Athina zyrtare duket se është kundër ndarjes së rrugës së integrimit europian të Shkupit dhe Tiranës.

Në një përgjigje për gazetën “Si”, Ambasada Greke në Tiranë thotë se vendi fqinj mbështet hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përpara korrikut dhe se integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor duhet të jetë në krye të agjendës së BE-së.

“Ne kemi nevojë të mbajmë vrullin. Për këtë qëllim, Greqia mbështet plotësisht përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme që të adresojë shqetësimet e ngritura nga Bullgaria. Prandaj, dhe për të shmangur dërgimin e mesazheve të gabuara në rajonin e Ballkanit Perëndimor,

Greqia mbështet plotësisht hapjen e negociatave të pranimit si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedonia e Veriut duke mbajtur Konferencat e para Ndërqeveritare, në të njëjtën kohë, sa më shpejt të jetë e mundur, gjatë Presidencës Portugeze”, thotë ambasada për gazetën “Si”.

Ideja  e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut vjen ndërkohë që Bashkimi Europian pritet të marrë një vendim për mbajtjen ose jo të konferencës së parë ndërqeveritare në qershor, një muaj përpara se Portugalia të dorëzojë presidencën e BE-së.

Megjithatë, qeveria teknike në Bullgari nuk ka dhënë sinjale se do ta heqë veton ndaj anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut, duke bërë që Varhelyi të ngrinte mundësinë që Komisioni të vazhdonte përpara vetëm me Shqipërinë. Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë mosmarrëveshje për një sërë çështjesh historike si dhe për gjuhën maqedonase, për të cilën Sofja pretendon se ka origjinë bullgare.

Pas arritjes së Marrëveshjes së Prespës, e cila çoi në ndryshimin e emrit të vendit fqinj, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka paralajmëruar së fundmi se vendi i tij nuk do heqë dorë nga identiteti kombëtar në emër të integrimit europian.

Deklaratat e prera si nga Sofja dhe Shkupi sinjalizojnë se arritja e një marrëveshje për heqjen e vetos ndaj integrimit do të jetë e vështirë të arrihet, duke bërë kështu rrjedhimisht të pamundur mbajtjen e konferencës së parë edhe me Shqipërinë. Në këto kushte, sipas raporteve nga qarqet diplomatike në Bruksel, ndarja e Tiranës dhe Shkupit është rikthyer sërish në tryezë.

I shqetësuar nga kjo mundësi, kryeministri maqedonas Zoran Zaev, ka realizuar dy vizita zytare, në Bruksel dhe Athinë, ku ka kërkuar që Maqedonia e Veriut të mos mbesë prapa në rrugën e integrimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "OPERACIONI PO ZHVILLOHET NË 4 ZONA TË TIRANËS"/ Mediat turke: Pritet arrestimi i bosit të kriptomonedhave
Previous article PËRFUNDOJNË PROCEDURAT/ Ja kur hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri-Itali për njohjen e patentave

s.autor

Postime të ngjashme

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet Politikë

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet

PAS GJASHTË JAVËSH PUSHIME/ Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen Politikë

PAS GJASHTË JAVËSH PUSHIME/ Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen

RAMA NISET DREJT CERNOBBIOS/ Merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy” Politikë

RAMA NISET DREJT CERNOBBIOS/ Merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT