• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LAJM I MIRË/ Kryediplomatët e BE mbështesin apelin e Xhaçkës: Qasje strategjike ndaj Ballkanit Perëndimor drejt integrimit
Home
Politikë

LAJM I MIRË/ Kryediplomatët e BE mbështesin apelin e Xhaçkës: Qasje strategjike ndaj Ballkanit Perëndimor drejt integrimit

14 May, 2021 s.autor Politikë

Me nismën e Greqisë dhe Rumanisë, ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian u mblodhën në një takim informal online për të diskutuar mbi pritshmëritë lidhur me procesin e integrimit. Në takim konfirmohet se kanë marrë pjesë edhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka dhe Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian mbështetën njëzëri perspektivën evropiane e Ballkanit Perëndimor. Burime brenda takimit bëjnë me dije se janë vlerësuar reformat e ndërmarra nga Shqipërisë si dhe standardet e arritura në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas të njëjtave burime, kryediplomatët e BE mbështetën apelin e ministres Xhaçka për nevojën e një qasje strategjike të Bashkimit Evropian ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor, duke ritheksuar edhe njëherë se vendi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Europian, falë punës së mirë të bërë për përmbushjen e objektivave për anëtarësim.

Ministrat e Jashtëm të BE janë shprehur gjithashtu se po bëhen përpjekjet maksimale për të zgjidhur ngërcin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, për t’i hapur rrugë mbajtjes së Konferencaës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, brenda presidencës portugeze.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FORBES PUBLIKON LISTËN/ McGregor “merr” fronin, Messi mund Ronaldon. Ja renditja e 10-të sportistëve më të paguar në botë...
Previous article PAMJET/ Aksident në Tiranë, kamioni përplas një person me biçikletë

s.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT