Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Kolonjë, me pasojë vdekjen babë e bijë.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa policia pritet të zbardhë detaje në vijim.
Nga të dhënat e para raportohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal.
Pamjet e para nga aksidenti i rëndë, ku shihet makina e përmbysur në kanal, me dyert e hapura. Ndërkohë, viktima kanë mbetur babë e bijë, që po udhëtonin në mjet.


