Një 68-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në Sarandë.
Bëhet me dije se është gjetur i pajetë Jani Gega, 68 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
I ndjeri ishte nga Navarica jetonte i vetëm, pasi familja, gruaja dhe tre djemtë, jetojnë në Kretë, Greqi. Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Sot, rreth orës 11:30, në lagjen nr.4, Sarandë, është gjetur në banesë, pa shenja jete shtetasi J. G., 68 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


