Marjus Dema, i cili pak para mesnatës të së hënës, vrau shokun e tij Mehmet Qema te ‘5 maji” në Tiranë, ka gënjyer në polici lidhur me armën e krimit.
Mësohet se arma ishte e vetë vrasësit edhe pse ky deklaroi në polici se e kishte dërguar vetë Qema në lokalin ku ishin mbledhur me shokët e tyre. E kishte për disa muaj dhe ishte pa leje.


