• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NESËR FITER BAJRAMI/ Kreu i KMSH Spahiu uron besimtarët: Të angazhohemi për një shoqëri të drejtë e solidare
Home
Sociale

NESËR FITER BAJRAMI/ Kreu i KMSH Spahiu uron besimtarët: Të angazhohemi për një shoqëri të drejtë e solidare

12 May, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Miliona besimtarë myslimanë kremtojnë nesër Fitër Bajramin, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të kalendarit të këtij komuniteti. Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, teksa ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë shprehet se sakrifica dhe devotshmëria e muajit të Ramazanit duhet të jetë shembull i angazhimit për adhurimin e Zotit.

“Pas muajit të Ramazanit, muaj ku ndërlidhen përkushtimi e sakrifica, muaj në të cilin qenia jonë u shkëput nga përditshmëria materiale e muajve të tjerë, nesër, të gjithë besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, festën që kurorëzon sakrificën 30 ditore, dhe siç na ka premtuar Zoti (xh.sh.) në Kuranin Famëlartë, pas vështirësisë vjen lehtësimi.

Bajrami është festë, është gëzim që përjetohet në çdo zemër e në çdo vatër. Urojmë që sikurse në këtë ditë kur ata që kanë më shumë japin për nevojtarët (ZEKATIN), t’i gjendemi përherë pranë të varfërve dhe të angazhohemi vazhdimisht për një shoqëri të drejtë e solidare.

Sakrifica dhe devotshmëria e muajit të Ramazanit duhet të jetë shembull i angazhimit tonë për adhurimin e Zotit të Gjithësisë, ndërsa solidariteti dhe dashuria që e karakterizojnë festën e Fitër Bajramin të jenë vlera të përhershme të shoqërisë dhe mbarë njerëzimit. Gjatë këtij muaji kam patur fatin të njoh shumë njerëz që agjëronin për herë të parë, të gjithë më kanë pohuar se ndienin një gjendje shpirtërore, morale e fizike të pa përshkrueshme me fjalë. Ky është ramazani, ky është agjërimi për hir të Zotit tonë!

Motra dhe vëllezër, i lutem Zotit të na e ketë pranuar këtë sakrificë, të na ketë falur gjynahet, të ketë shtuar begatinë, paqen dhe mëshirën e Tij të pakufishme mbi çdo zemër e cila ka sakrifikuar në emër të Zotit! I lutem Zotit të mëshirojë të gjithë të dashurit tanë që nuk jetojnë më! T’u japë shërim dhe ti lehtësojë dhimbjen çdo të sëmuri! Për më të varfrit dhe nevojtarët e shoqërisë tonë, O Zot largojua barrën e rëndë dhe shtrëngimin që sjell skamja.

I lutemi Zotit për kombin tonë, për rininë, për mësuesit, mjekët, policët, ushtarakët dhe gjithsecilin që punon për sigurinë, mirëqenien dhe prosperitetin e vendit tonë. Edhe njëherë ju uroj Gëzuar Fitër Bajramin me urimet më të përzemërta, në emrin tim personal, dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë! Paçim të gjithë së bashku sa më shumë mbarësi e begati në familjet tona dhe në vendin tonë të dashur, Shqipërinë. Shëndet e mirësi për secilin! Gëzuar”, shkruan Spahiu.

Besimtarët myslimanë kremtojnë nesër festën e Fiter Bajramit pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit. Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Mbërrijnë në Kosovë 38 mijë e 400 doza të vaksinës anti-COVID nga COVAX
Previous article AKSIDENT NË TIRANË/ Fugoni përplas një fëmijë, dërgohet me urgjencë në spital

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani Aktualitet

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani

ZJARR NË HEKAL TË BALLSHIT/ Digjen të mbjellat me ullinj, zjarrfikësit në terren Aktualitet

ZJARR NË HEKAL TË BALLSHIT/ Digjen të mbjellat me ullinj, zjarrfikësit në terren

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ Disa automjete përplasen pranë Maminasit Aktualitet

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ Disa automjete përplasen pranë Maminasit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT