Një aksident ka ndodhur në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Mësohet se një fugon ka përplasur një fëmijë në rrugë.
Fëmijë është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Akoma nuk dihet se cila është gjendja e tij shëndetësore, pas aksidentit. Nga ana tjetër policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


