• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRONAR I AGJENSISË SË TRANSPORTIT TË PASAGJERËVE SHQIPËRI-KOSOVË/ Kush ishte personi që tentoi vetëvrasjen tek “Muzeu Kombëtar” (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

PRONAR I AGJENSISË SË TRANSPORTIT TË PASAGJERËVE SHQIPËRI-KOSOVË/ Kush ishte personi që tentoi vetëvrasjen tek “Muzeu Kombëtar” (EMRI)

12 May, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Personi që tentoi sot vetëvrasjen te “Muzeu Kombëtar” është Admir Jahelezi, pronar i një agjencie transporti pasagjerësh nga Shqipëria në Kosovë. Ai pretendon se autoritetet shqiptare i kanë cenuar licencën duke favorizuar persona të tjerë, ndërsa thotë se ka marrë borxhe dhe kredi për të themeluar kompaninë, por është konkurruar në mënyrë të padrejtë.

Jahelezi pretendon se ka bërë disa ankesa në Ministrinë e Transporteve, por nuk ka marrë asnjë përgjigje, duke u detyruar që të sigurojë vetë pamje filmike për shkeljet. Ai thotë se i cenohet licenca, pasi preken interesat e kompanive që mbrohen me forcë nga Ministria dhe Policia e qarkullimit Tropojë.

Po ashtu Jahelezi shprehet se nga policia i është bërë vazhdimisht presion, ndërsa shton se është kërcënuar nga administratori i shoqërisë “Rilindi Rifat Hajdin” dhe djali i tij Lirim Hajdini në prezencë të një polici të Kosovës dhe të Shqipërisë, rreth një vit më parë.

Mesazhi i plotë i Admir Jahelezit:

Përshëndetje, jam administrator i një shoqërie transporti udhëtarësh ndërkombëtar. Për të bërë kompaninë, unë kam marrë lekë borxh dhe kredi. Pasi jam pajisur me licencë kam konstatuar në një konkurrencë të paligjshme nga dy kompani Rilindi dhe Driagona, të cilat janë kompani transporti ndërqytetëse brenda vendit por janë pajisur me urdhër nga lart në kundërshtim me heqje licence ndërqytetëse kur në to shkruhet dhe territori i Kosovës dhe qytetet, e cila bie në kundërshtim me ligj.

Unë kam bërë ankesa të shumta në ministri, por pa asnjë rezultat. Jam detyruar të bëj vetë pamje filmike për shkeljet e tyre. Pas shumë ankesash dhe në ministrinë e Kosovës dhe pamje filmike dhe të dhënave doganore, ministria e Kosovës merr vendim për ndalimin e tyre, i cili bie poshtë brenda ditës si shumë vendime të ministrive ku preken interesat e këtyre kompanive që mbrohen me forcë nga ministria dhe policia e qarkullimit Tropojë dhe rrugës Morinë-Kukës-Milot.

Ndaj meje është ushtruar presion nga ana e policisë me ndalesa të shumta. Po ashtu jam kërcënuar nga administrator i shoqërisë Rilindi Rifat Hajdin dhe djali i tij Lirim Hajdini në prezencën e policisë së Kosovës e të Shqipërisë, nëse unë ushtroj aktivitetin tim dhe nëse bëj ankesa kundër tyre, ky kërcënim ka ndodhur para një viti e ca. Duke mos gjetur rrugë zgjidhje, unë kam vendosur të marr akt shumë të vështirë nëse nuk marr përgjigje nga ministria dhe nga Edi Rama, unë do t’i jap fund vuajtjeve të mia. Do të hidhem nga një ndërtesë nëse s’marr një përgjigje të drejtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NA KA KËRCËNUAR..."/ Zbulon vëllai i pronarit të agjencisë që tentoi vetëvrasjen, tregon emrat e policëve që i kanë bllokuar linjën e transportit
Previous article COVID-19/ Pandemia, përballimi i saj, kërkimi shkencor dhe hapat që po ndërmerr akademia e shkencave

Delo.autor

Postime të ngjashme

DHUNIMI I EDI KUÇIT NË TIRANË/ Shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një tjetër person Aktualitet

DHUNIMI I EDI KUÇIT NË TIRANË/ Shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një tjetër person

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike Aktualitet

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-CËRRIK/ Humb jetën 31-vjeçari! Motori doli nga rruga dhe u përplas me bordurat, zbulohet shkaku Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-CËRRIK/ Humb jetën 31-vjeçari! Motori doli nga rruga dhe u përplas me bordurat, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT