• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E BLEDAR BIRÇAJ NË VLORË/ Dalin pamjet e plota. Përveç policit të antidrogës nga makina del edhe 20-vjeçari (VIDEO)
Home
Breaking News

VRASJA E BLEDAR BIRÇAJ NË VLORË/ Dalin pamjet e plota. Përveç policit të antidrogës nga makina del edhe 20-vjeçari (VIDEO)

12 May, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një tjetër video e siguruar nga Report Tv hedh edhe më shumë dritë në lidhje me vrasjen e Bledar Birçajt, ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në Vlorë, në zonë e quajtur Bishti i Kalldrëmit.  Përveç policit të  antidrogës Granit Deromema, në pjesën e pasme të automjetit duke se del edhe një i ri, i cili mësohet se është 20-vjeçari Edison Zeneli.

Ndërkohë që dje është mësuar se 20-vjeçari në dëshminë e tij në polici ai ka thënë se nuk mbanë mend asgjë dhe se është i traumatizuar.

Më herët dje u publikua edhe dëshmia e policit të antidrogës, Granit Deromema i cili tha se ishte i trondit dhe se ishte frikësuar se mos plumbat kishin kapur edhe atë.

‘Ishim të papërgatitur, na bënë pritë. Ramë direkt pre e breshërisë së kallashnikovit. Pashë dy veta me maska, por nuk i njoha dot. Ishin të kamufluar. Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti të fundit. Jam i tronditur, mendova se më kapën edhe mua plumbat’, ka thënë ai.

Deri më tani s’ka autorë të arrestuar, ndërsa ekzekutimi u krye nga dy persona, por mendohet të jenë ndihmuar nga të tjerë që i kanë sinjalizuar se Birçaj po vjen.

Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e djeshme në Vlorë ku 40-vjeçari, Bledar Birçaju vra në një atentat të mirëorganizuar në automjetin e tij “BMË” X5 në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit.

Në drejtim të automjetit është qëlluar mbi 30 herë ndërkohë që në trupin e viktimës mendohet se janë konstatuar deri në 7 plumba duke e lënë të vdekur në vend.

Birçaj kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Spanja, dhe një nga pistat ku po hetohet janë konfliktet që mund të ketë pasur në Spanjë. Ndaj edhe pista kryesore e hetimeve është përplasja e bandave për trafik droge në Spanjë.

Emri i tij nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2011 është arrestuar në Vlorë si i dyshuar për vrasje duke iu vendosur masa e arrestit me burg me afat 45 ditë. Birçaj sakaq rezulton edhe pronar i një biznesi në Vlorë. Një tjetër ngjarje ku ka qenë subjekt institucioneve ligjzbatuese është ajo e vitit 2010, kur Birçaj së bashku me vëllanë e tij kanë dhunuar juristin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, personin me inicialet F. H. Për këtë në atë kohë prokuroria nisi procedim penal në gjendje të lirë për dy të rinjtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUND TË ISHTE KTHYER NË TRAGJEDI/ Hipi tek skelat dhe kërcënoi se do hidhej nga lartësia, policia e bind të zbresë
Previous article ATENTATI NË VLORË/ Identifikohet personi i dytë që ndodhej në makinën e viktimës. Zbardhet dëshmia në polici (DETAJET)

Delo.autor

Postime të ngjashme

"MË MORI DRITËN E SYRIT"/ Letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia… Aktualitet

"MË MORI DRITËN E SYRIT"/ Letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia…

24-VJEÇARI VLONJAT PREJ DY DITËSH I ZHDUKUR/ Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë Aktualitet

24-VJEÇARI VLONJAT PREJ DY DITËSH I ZHDUKUR/ Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë

"DORËZOJE, OSE TË VRASIM..."/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’…. Aktualitet

"DORËZOJE, OSE TË VRASIM..."/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’….

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT