Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë në zonën e Astirit tek Bulevardi i ri.
Burimet për Alpenews.al bëjnë me dije se janë përplasur dy makina dhe një motorr. Informacionet e para bejne me dije se ka edhe një viktimë. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e aksidentit.
Alpenews.al ju sjell pamje nga aksidenti ku shihen makinat e përplasura, policia dhe viktima i cili ndodhet i shtrirë në rrugë dhe i mbuluar me çarçaf.