Brenda dy viteve të fundit kanë ndodhur ngjarje tronditëse ku shokët kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin dhe kjo ka përfunduar në tragjedi, ku gjakënxehtësia ka çuar që njëri prej tyre fatkeqësisht të vritet nga tjetri.
Një ngjarje e njëjtë ndodhi mbrëmë në Tiranë në lagjen “5 Maji”.
Një 27-vjeçar, i identifikuar si Mehmet Qema nga Hasi, u vra me plumb në gjoks. Autori i vrasjes është identifikuar si Marjus Dema, 28 vjeç, i cili është miku i viktimës dhe është vetëdorëzuar tashmë në polici.
Po ashtu është vetëdorëzuar edhe Frenkli Myftari, 29 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, ku Mehmet Qema dhe Marjus Dema së bashku me disa miq të tjerë kanë qenë së bashku për disa orë në ambientet e një lokali në zonën e ‘5 Majit’.
Marjus Dema pasi është vetëdorëzuar në polici ka sqaruar në deklarime se nuk ka pasur qëllim vrasjen pasi kanë qenë miq me njëri-tjetrin. Gjatë dëshmisë ai ka deklaruar se nuk e dinte që arma ishte e mbushur dhe e ka vrarë shokun nga pakujdesia dhe se ishte i tronditur nga krimi.
Autori, 28-vjeçari Marjus Dema, ka marrë armën dhe ia ka drejtuar viktimës, i cili ndodhej në lokal bashkë me pesë shokë të tjerë.
Të tjera ngjarje si kjo kanë tronditur opinionin publik, ku shoku vret shokun ndonjëherë nga pakujdesia por edhe për arsye banale.
Alpenews.al ju rikujton disa prej tyre, duke e nisur nga ngjarjet më të fundit.
Dolën për gjueti në Maqellarë të Dibrës, vritet nga pakujdesia 27-vjeçari
Në 18 dhjetor 2020, 27-vjeçari Gentian Kosiqi u qëlluan me çifte nga shoku i tij Rifat Xheleshi. Dy të rinjtë kishin dalë për gjah, nga pakujdesia e Xheleshit 27-vjeçari mbeti i vrarë.
Klodian Kola vret nga pakujdesia shokun në Bulqizë, dolën për gjueti
Në 27 nëntor 2020, në Fushë Bulqizë u vra me armë zjarri nga shoku 22-vjeçari Elidon Basha. Të dy shokët kishin dalë për gjueti dhe 22-vjeçari u vra nga pakujdesia e Klodian Kolës.
Gledis Kraja ekzkutua nga shoku, pas debatit me pronarin e mobilerisë
Në 17 gusht 2020, Gledis Kraja 23-vjeç u ekzekutua me armë nga shoku i tij Sebastian Smakaj në Shkodër. 23-vjeçari u vra gabimisht nga shoku i tij teksa ishin duke u zënë me pronarin e një mobilerie. Pas konfliktit donte të qëllonte me armë pronarin por gabimisht plumbi ze në shpatull Gledis Krajën.
Vrau shokun në Astir për një vajzë
Në 21 janar 2020, 28-vjeçari Vilson Tafçiu u vra në rrugën “Teodor Keko” në Astir nga shoku i tij 29-vjeçar Noel Disha. Dy të rinjtë kanë qënë shokë, kanë qënë në emigrim. Vrasja ndodhi për shkak të një konflikti dhe pretendimit se kishin shoqëroi me të njëjtën vajzë.
AlpeNews.al