• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rreziku i ri që i kanoset BE-së, një përmbytje e madhe nga…
Home
Nderkombetare

Rreziku i ri që i kanoset BE-së, një përmbytje e madhe nga…

8 January, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Deri tani më shumë se gjysma e mbeturinave plastike të botës eskportoheshin për në Kinë, por Pekini vendosi tani t’i ndalojë ato. Aktivistët kinezë të mjedisit gëzohen, por Gjermania gjendet para një problemi.

Mijëra tonelata mbeturina plastike grumbullohen çdo vit në vendet e industrializuara dhe shpesh ato përfundojnë në Kinë. Deri tani edhe Gjermania dhe shtete të tjera të BE-së kanë eskportuar në shkallë të gjerë mbeturina plastike nga Evropa.

Vetëm Gjermania ka dërguar në Kinë në vitin 2016 rreth 560.000 ton mbeturina plastike. Kjo përbën rreth një të tretat e eksporteve të përgjithshme të BE-së që ka eksportuar në këtë vit në Kinë 1.6 milion ton mbeturina plastike.

Në Kinë ligjet për mbrojtjen e mjedisit janë më liberale dhe edhe shpenzimet për përpunimin e mbeturave më të ulëta. Kina i përpunon mbeturinat plastike dhe prodhon me to korniza për dritare apo objekte të tjera të ngjashme.

Plehërat të sëmurin

Zona të tëra në Kinë jetonin deri tani prej seleksionimit të mbetjeve për nxjerrjen prej tyre të lëndëve të para. Familje të tëra punojnë dhe jetojnë në kushte të mjerueshme, në fushat e grumbullimit të plehërave.

Në Guiyu, për shembull, një qytet në jug të Kinës, ku seleksionohen pajisje elektrike, mjekët kanë konstatuar nivele të larta plumbi në gjakun e 80 për qind të fëmijëve të ekzaminuar. Gjërat që nuk mund të riciklohen, derdhen shpesh në lumenj dhe në fusha dhe në fund përfundojnë tek frutat, primet apo ushqimet e tjera.

Rritje e vetëdijes mjedisore

Tani Pekini zyttar vendosi ta ndalë importimin e mbeturinave nga Evropa. Me rritjen e mirëqënies në vend Kina prodhon tani vetë më shumë mbetje dhe po bëhet më e vetëdijshme për mjedisin. Kudo në të gjithë vendin po ndërtohen impiante moderne riciklimi dhe djegieje.

Aktivistët kinezë të mjedisit po festojnë për këtë sukses. Sipas tyre ky vendim i qeverisë është një kontribut për zgjidhjen e problemeve të rënda mjedisore të Kinës.

Problem për Evropën

Shumë vende, si Gjermania, nuk kanë më tani mundësi të ekportojnë 24 lloje mbeturinash që janë përfshrië në listën e importeve të ndaluara. Tani ato duhet të mendojnë për të gjetur shpejt alternativa, sepse BE-ja është në rrezik të përmbytet prej mbeturinave plastike.

Megjithë sistemin e ndarjes së plehërave dhe mbeturinave Gjermania është ende një nga prodhuesit më të mëdhenj të mbetjeve plastike në BE për shkak të mungesës së vetëdijes për këtë problem. Po ashtu në Gjermani si dhe në vende të tjera të BE-së kostot për përpunimin e mbeturinave janë mjaft të larta dhe për këtë mendohet se një pjesë e madhe e tyre do të përfundojë përsëri në detra dhe oqeane.

DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PSG tërhiqet nga Dybala: Nuk është “çelësi” për ne…
Previous article Deulofeu i tha “po” Interit, pritet marrëveshja mes dy klubeve

Redaktor2

Postime të ngjashme

AUSTRALIA NË ALARM/ Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve H5N1 në kontinent Botë

AUSTRALIA NË ALARM/ Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve H5N1 në kontinent

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin Botë

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT