Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 27-vjeçarit te lagjja “5 Maji”, në Tiranë, mbrëmjen e kaluar.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se viktima ishte ulur në tavolinat e jashtme të një lokali, së bashku me 5 djem të tjerë, ku kanë qëndruar në shoqërinë e njëri-tjetrit për disa orë.
Më pas, ka ndodhur ngjarja e rëndë, ku policia ka identifikuar njërin nga autorët e krimit, që është shtetasi Marjus Dema. Gazetarja Bezat siguron për“BalkanWeb” foton e viktimës dhe të autorit të identifikuar, Marjus Dema, ndërsa thekson se ata ishin miq me njëri-tjetrin.




