• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDODH EDHE KJO/ Frika nga hajdutët, nëna denoncon të dashurën e djalit për bizhuteritë
Home
Aktualitet
Kronikë

NDODH EDHE KJO/ Frika nga hajdutët, nëna denoncon të dashurën e djalit për bizhuteritë

10 May, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një grua që  nuk mbante mend se ku i kishte vendosur bizhutë e florinjta, pasi kreu një hetim privat, ku dhe zbuloi se i biri fuste të dashurën në shtëpi, u bind se e kishte zbuluar me forcat e saj hajdutin.

A.RR., sipas burimeve policore, kërkoi që forcat e policisë të komisariatit numër 4, që të kërkonin gjurmët e hajdutit, ndonëse e kishte një emër që ua tregoi. Por nga hetimi i detajuar që doli më pas, rezultoi se e dashura e djalit nuk ishte hajduti dhe se nga kontrollet e imtësishme, bizhuteritë e shtrenjta ishin fshehur nga gruaja mbi dollap dhe ajo kishte harruar vendin.

“Në dhomën e djalit është varësja e floririt të djalit me emrin e tij. Në sallon, tek minibari në një kuti zbukurimi ishin katër unaza floriri të futura në sirtar. E pyeta djalin kur po bëja punët se ku gjendej kutia e unazave dhe më pas kërkova varësen e floririt. Fillova të kontrolloj për florinjtë e tjerë nëpër shtëpi dhe pashë që të gjithë mungonin”, – shprehet e shqetësuar gruaja A.RR. Gruaja kujton se nga kontrolli i tepruar, shkaktoi rrëmujë në banesë.

“Më pas pyeta djalin, pasi kisha dyshime se kush mund të kishte hyrë në shtëpi. Djali tha që kishte futur dy herë të dashurën dhe hera e fundit, ishte të premten. I kam shpjeguar se sendet e florinjta i mbaja përherë në këto vende fikse dhe se asnjëherë nuk i ka ndodhur gjë”.

Sipas gruas, e dashura e djalit është një 17-vjeçare, emrin e të cilës ia ka treguar i biri, duke i dhënë madje edhe numrin e telefonit të saj.

Menjëherë pas kësaj dëshmie, bëhet me dije nga burimet, se agjentët kërkuan dëshminë e djalit të ri, një 22-vjecar i lindur në Greqi dhe banues në Tiranë.

“Të dashurën e takova tre muaj më parë, u bëmë shokë. Për herë të parë e futa në banesë të dashurën në kohë dreke, meqenëse asnjëri nga prindërit nuk gjendej në shtëpi. Pasi e ftova herën e parë, takimet tona në shtëpi ishin në kohë dreke. Çdo gjë ishte normale”. I riu tregon se nëse e dashura do të kishte qenë hajdute, do ta kishte përvetësuar varësen e floririt që në takimin e parë.

“Varësja ime e floririt ishte në komodinë dhe aty e gjeta kur e çova në shtëpi pas takimit të parë. Tek G., nuk kam vënë re asgjë të dyshimtë”, – këmbëngul ai për të dashurën e tij.

Por e ëma, e bindur që 17-vjeçarja mund të jetë joshur nga florinjtë dhe nuk e ka menduar mirë, ka kërkuar që të pyetet edhe vajza.

“Mamaja më mori në telefon atë ditë dhe nuk e hapa si zakonisht, pasi po kthehesha në shtëpi. Pasi mamaja më tregoi për humbjen e bizhuterive, rashë menjëherë dakord që të shkonim në komisariat për të gjetur hajdutët”.

Por sipas burimeve të GazetaSi.al, dyshimet mbi vajzën e dashuruar, kanë rënë pak çaste më vonë, kur gruaja që drejtoi gishtin drejt saj, është kujtuar.

Ajo menjëherë është lutur që policia të mos kryente asnjë telefonatë në adresë të 17-vjeçares.

“Ka mundësi  që t’i kem zhvendosur mbi minibar“, – ka hapur opsionin A.RR., e cila sapo është afruar pranë minibarit i ka gjetur të fshehura prej dorës së saj të gjitha bizhuteritë e shtrenjta.

Me këtë rast  adoleshentja nuk u thirr në polici, megjithëse çështja u raportua dhe u mbajt shënim nga agjentët që nuk i shmangën dot veprimet paraprake hetimore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOT MBËRRINJË 11,700 DOZA PFIZER/ Manastirliu: Do lehtësojmë masat anti-COVID
Previous article VRASJA NË VLORË/ Birçaj para një muaji ishte kthyer nga Spanja, pistë hetimi, konfliktet që mund të ketë pasur atje

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË FIER DREJT KONTROLLIT/ Mbeten 3 vatra aktive! Ja zonat ku vijon beteja me flakët Aktualitet

ZJARRET NË FIER DREJT KONTROLLIT/ Mbeten 3 vatra aktive! Ja zonat ku vijon beteja me flakët

TRAGJIKE/ Ra në humnerë në Malësi të Madhe, ndërron jetë 40-vjeçari Aktualitet

TRAGJIKE/ Ra në humnerë në Malësi të Madhe, ndërron jetë 40-vjeçari

ARRESTIMI I AGASIT/ Gazetari Hoxha ngre dyshime: Ishte dorëzim i kontrolluar, iu hoq imuniteti pasi u kthye në rrezik për pushtetin Aktualitet

ARRESTIMI I AGASIT/ Gazetari Hoxha ngre dyshime: Ishte dorëzim i kontrolluar, iu hoq imuniteti pasi u kthye në rrezik për pushtetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT