• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GREQIA HAP DYERT PËR TURISTËT/ Ja lista e vendeve që përfshihen në “Pasaportën e Gjelbër”
Home
Rajon

GREQIA HAP DYERT PËR TURISTËT/ Ja lista e vendeve që përfshihen në “Pasaportën e Gjelbër”

10 May, 2021 s.autor Rajon

Greqia është në fazat e fundit të përgatitjeve të saj për të hapur zyrtarisht sezonin turistik të shtunën, më 15 maj.

Plazhet private u hapën të shtunën e shkuar, një javë më herët sesa ishte planifikuar fillimisht, kështu që qeveria mund të vlerësojë efektin e hapjes mbi turmat.

Qeveria dëshiron të integrojë të ashtuquajturën “Pasaportë e Gjelbër” që duhet të kenë vizitorët 48 orë para mbërritjes. Gjatë plotësimit të formularit, përveç aeroportit nga po nisen, destinacionit dhe kohëzgjatjes së qëndrimit të tyre, vizitorët do të shtojnë të dhënat nga “Pasaporta e Gjelbër” e tyre.

Ata do të tregojnë nëse janë vaksinuar, apo nëse janë sëmurur nga koronavirusi së paku 20 ditë para mbërritjes së tyre, duke treguar një test negativ PCR-je apo antigen-i.

“Pasaporta e Gjelbër” do të hyjë në fuqi nga 1 qershori dhe autoritetet greke duan të modernizojnë procesin e inspektimit të plazheve dhe të shmangin bllokimet në aeroporte ose pikat kufitare.

Do të merren gjithashtu hapa për të siguruar vlefshmërinë e “Pasaportave të Gjelbra”. Mediat greke raportojnë se vendet që do të përfshihen në programin e “Pasaportës së Gjelbër” janë: Franca, Malta, Islanda, Holanda, Suedia, Estonia, Letonia, Lituania, Kroacia, Bullgaria, Greqia, Sllovenia, Gjermania, Republika Çeke, Rumania, Qipro, Spanja, Italia, Polonia, Portugalia, Danimarka, Hungaria, Luksemburgu, Finlanda, Belgjika, Irlanda, Sllovakia, Lihtenshtejn, dhe Norvegjia.

Përveç këtyre vendeve, Greqia do të pranojë gjithashtu vizitorë nga Kina dhe Rusia dhe ata të vaksinuar me vaksinat kineze dhe ruse, përveç katër vaksinave të përdorura në vend dhe botën perëndimore (AstraZeneca, Johnson & Johnson, Moderna dhe Pfizer).

Qeveria ka vendosur si qëllim të saj 4.5 milionë individë të vaksinuar plotësisht në fund të qershorit, përpara kulmit të sezonit turistik. Ardhja e 1.2 milionë vaksinave Johnson & Johnson do të jetë vendimtare në përshpejtimin e programit të vaksinimit, pasi ato kërkojnë vetëm një dozë.

Më shumë se 100 oficerë policie po zhvendosen në Mykonos duke filluar nga dita e sotme, si një përpjekje për të forcuar sigurinë në ishullin popullor të festave përpara hapjes së turizmit fundjavën e ardhshme./Panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKARKIMI I METËS/ Berisha e merr në mbrojtje: Po firmos fundin e shpejtë të një krimineli puçist
Previous article E RËNDË/ Shqiptari godet me thikë fqinjin në Greqi, ja ARSYEJA

s.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT