Vijon procesi i vaksinimit masiv të qytetarëve pranë tendave të ngritura në sheshin “Skëndërbej”.
Dhjetra qytetarë mbi 60-vjeç kanë pritur në rradhë ditën e sotme për të marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.
Mes tyre kishte dhe persona të cilat kanë marrë dozën e parë të vaksinës kineze “Sinovac”. Të kënaqur për shërbimin që u është ofruar ata shprehen për mediat se nuk kanë patur asnjë efekt anësor nga vaksina.
“Jemi shumë të kënaqur, nuk kemi patur asnjë efekt. Nga 100% jemi shumë, shumë, të kënaqur”, tha njëri nga qytetarët.
Kujtojmë se një muaj më parë në Shqipëri mbërriten rreth 50 mijë doza të vaksinës AstraZeneca. Pas shumë spekullimeve se kjo vaksinë shkakton mpiksje gjaku shumë vende bllokuan përdorimin e kësaj vaksine nga qytetarët.
Mirëpo, pas shumë studimeve të bëra përsëri ju dha drita jeshile për përdorim EMA.


