• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËRKON DORËHEQJEN E KREUT TË PD/ Kadilli zbulon bisedën e fundit me Bashën: Fito dhe je i larë…
Home
Politikë

KËRKON DORËHEQJEN E KREUT TË PD/ Kadilli zbulon bisedën e fundit me Bashën: Fito dhe je i larë…

10 May, 2021 s.autor Politikë

Fatbardh Kadilli, i cili ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës pas zgjedhjeve të 25 prillit duke propozuar që të marrë postin e kreut të PD ka zbuluar bisëdën e fundit me kryedemokratin.

Në emisionin “Breaking” në Top News tha se biseda e fundit ishte përpara mbledhjes së kryesisë, ku i ka thënë: “Fito dhe je i larë me të gjithë ne, po humbe do të më kesh përballë”. Kadilli theksoi se ka shkëlqyer në çdo detyrë që i ka dhënë PD, ndaj duhet të zhduket mentaliteti që kryetari nuk gabon dhe të marrë përgjegjësitë e të largohet.

Kadilli: Edhe unë kam dyshime në punën e SPAK, si opozitë kemi qenë dyshuese në ndikimin e Ramës në SPAK dhe te reforma në drejtësi. Një hetim i SPAK është një hetim penal, administrimi i zgjedhjeve dominohet nga KQZ . Ky proces është mbyllur, mos të hedhim hije dyshime se mund të ketë zgjedhje.

Të themi se kanë faj të gjithë, por kryetari jo. Ta gjejmë fajin poshtë, është një mentalitet i vjetër. A i përket një kulture demokratike, një partie demokratike një person që mendon kështu. Po të kishte fituar do të thoshin fitoi Basha, tani që humbi nuk është faji i tij. Mentalitet i gabuar që kryetari nuk gabon kurrë.

Kam refuzuar daljen në media, duke i shërbyer partisë dhe kryetarit. Tani ky kryetar të marrë të gjitha përgjegjësitë, të ikë, fsheh arrogancën e tij pas një buzëqeshje.

Gjatë fushatë elektorale kam lëvizur nga Malësia e Madhe deri në Sarandë, në të mirë të PD-së. E kam bërë ashtu si unë mendoja se është mirë. Kam përgjegjësi dhe meritë në sukses. Nuk ka asnjë detyrë që PD më ka dhënë dhe unë nuk kam shkëlqyer.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAKSINIMI MASIV/ Të moshuarit mbi 60-vjeç në radhë për vaksinën AstraZeneca: Jemi shumë të kënaqur
Previous article NDIHMUAN BOSIN E KRIPTOMONEDHAVE/ Mediat turke publikojnë EMRAT, një ndër ta nipi i Armando Dukës

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar” Politikë

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar”

“PËRTEJ OQEANIT”/ Berisha mbërrin në SHBA, kreu i PD publikon pamjet nga pritja në aeroport Breaking News

“PËRTEJ OQEANIT”/ Berisha mbërrin në SHBA, kreu i PD publikon pamjet nga pritja në aeroport

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT