Makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës të motrës së tij ku Hysa kishte shkuar për darkë tek motra e tij dhe ka marrë flakë.
Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit, 6 persona dhe janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash
‘Më datë 09.05.2021, në orën 22:30, në Krujë ka marë flakë në parkim mjeti tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit S. H. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes ku ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona, janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash. Materialet i kaluan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.’- njofton policia.
Eljon Hysa, i njohur ndryshe edhe me emrat Kejsi Hysa dhe Sahit Hysa, u gjet i groposur pranë një përroi në afërsi të varrezave të Niklës në 14 korrik të vitit 2018, pas 9 ditësh që ishte shpallur i zhdukur nga familjarët.
Hysa u vra dhe më pas u gropos pranë varrezave të fshatit Nikël, në mënyrë që trupi i tij të mos zbulohej. Ai ishte i akuzuar për një vrasje në Sarandë në 2015-në dhe i fshihej policisë pasi ishte shpallur në kërkim.
Ngjarja e vitit 2015
Kejsi Hysa ka vrarë Edmond Theodhorin. Së bashku me Enkeled Hysa, Ajman Zyba nga Laci dhe Ylli Reçi, Kejsi Hysa ka rrahur dhe më pas ka qëlluar me pistoletë biznesmenin, pas një konflikti që ky i fundit kishte me dy persona të tjerë.
Sapo e kanë parë, kanë rrethuar mjetin dhe i kanë thyer xhamat me shkop bejsbolli dhe me qytën e pistoletës, ku pas Kejsi Hysa i është afruar dhe ka qëlluar një herë me armë zjarri në drejtim të 32-vjeçarit Edmond Theodhori, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Për këtë ngjarje, Policia arrestoi në atë kohë Enkelejd Hysën, Ylli Reçin dhe Ajman Zybën, por 34-vjeçari Kejsi Hysa nuk u gjet.


