Ish-ministri i Brendshëm dhe ish-kreu i Komisionit të Posaçëm të reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj, ka reaguar me një mesazh në Ditën e Drejtësisë.
Ai shkruan se Dita e Drejtësisë veç të tjerash është një moment reflektimi për çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bëhet më mirë e më shpejt me ngritjen, fuqizimin dhe veprimin e institucioneve të drejtësisë së RE.
Xhafaj nënvizon se gjyqtarët dhe prokurorët janë të mbështetur fuqishmisht si kurrë më parë andaj duhet të flasin veç me rezultate konkrete.
POSTIMI I PLOTË
Dita e Drejtësisë veç të tjerash është një moment reflektimi për çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bëhet më mirë e më shpejt me ngritjen, fuqizimin dhe veprimin e institucioneve të drejtësisë së RE.
Reforma tashmë është një realitet konkret i prekshëm, me rezultate inkurajuese në disa aspekte, me një proces sa të vështirë po aq edhe sfidues, sa me kundërshtarë të ashpër, po aq edhe me mbështetje të fortë e të shtuar të qytetarëve, të njerëzve të përgjegjshëm që e duan të ardhmen e Shqipërisë🇦🇱 dhe me garancinë e partnerëve ndërkombëtarë.🇺🇸&🇪🇺


