Dy mjekë të qendrës shëndetësore të Mannzës në Durrës janë proceduar penalisht në lidhje me vdekjen e tre personave nga Gjilani, anëtar të së njëjtës familje.
Policia sqaron se ata dyshohet se kanë konsumuar kërpudha pasi i kanë mbledhur vetë ato.
E para qe ka ndërruar jetë ka qenë nëna e familjes Haliti, më pas djali e nusja e tij. Ata kishin blerë një banesë në zonën e Gjirit të Lalzit. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur katër ditë më parë.
Njoftimi i policise:
Manëz/Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz, kanë proceduar penalisht për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, shtetasit Sh. B., 54 vjeç dhe J. K., 60 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek në qendrën shëndetësore Manëz, pasi si pasojë e përkeqësimit të shëndetit kanë ndërruar jetë shtetasit kosovarë E. H., 78 vjeçe, A. H., 56 vjeç dhe F. H., 57 vjeçe ( familjarë), të cilët paraprakisht dyshohet se këta shtetas kanë mbledhur kërpudha dhe pasi i kanë konsumuar në banesë janë helmuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.