• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BASHA S’U BË KURRË LIDER”/ Nishani: Akuzat për vjedhje votash, alibi e dobët për t’i ikur përgjegjësisë
Home
Politikë

“BASHA S’U BË KURRË LIDER”/ Nishani: Akuzat për vjedhje votash, alibi e dobët për t’i ikur përgjegjësisë

8 May, 2021 s.autor Politikë

Akuzat për vjedhje të votave në 25 prill, ish-presidenti Bujar Nishani, një nga kritikët më të fortë kundër kryedemokratit Lulzim Basha, i ka konsideruar si një alibi e dobët për të mosmbajtur përgjegjësi për humbjen. Bashën, Nishani e ka quajtur si një drejtues në tentativë për t’u bërë lider, por që nuk ia doli kurrë, prandaj e cilëson si një hap kyç largimin e tij dhe reformimin e PD-së. Në kjo nuk ndodhë, pra që në radhët e demokratëve të vijë ndryshimi, atëherë Nishani është i bindur se kryeministri Edi Rama do të fitojë sërish në zgjedhjet e 2025.

“Alibi e dobët për t’i ikur përgjegjësinë dhe hapjen e PD. Ky proces, vëtretimi se janë vjedhur zgjedhjet, duhet të vijojë paralelisht me hapjen e partisë. Rama do fitojë edhe 2025 nëse PD nuk reformohen. (…) Nëse nuk largohet, do dëmtojë personalitetin e vet, Basha e ka mbyllur ciklin për të qenë një lider politik, u përpoq prej 8 vitesh, ka pasur mbështetjen maksimale dhe nuk e ka realizuar misionin e tij, nuk arriti që të marrë qeverisjen dhe të kryejë programin. Nëse qëndron në këtë pozicion mund ta mbajë vulën apo çelësin e PD, por do dëmtohej edhe më shumë në aspektin personal, por do e zvogëlojë edhe më shumë PD, do rrezikojë rrudhjen e saj”, tha Nishani.

Në intervistën ekskluzive për gazetaren e  Report Tv, Danjela Maloku, Nishani si një nga nismëtarët për shkarkimin e Bashës dhe themelues të nismës “grupimi për PD-në”, shtoi se nuk ka pasur asnjë kontakte me liderin e opozitës, apo edhe ish-kryeministrin Berisha. Ky i fundit njihet për marrëdhënien e ngushtë që ka me Nishanin, por sipas ish-presidentit, ai ka zgjedhur që raportet personale t’i mbajë larg. Kritikat nuk i ka ndalur për Bashën, ku tha se nuk duhet t’u kërkojë të tjerëve të sillen si europian, kur ndërkohë vetë ndjek modelin afrikan. Më tej, ka listuar edhe argumentet pse kërkesa për largimin e Bashës nuk është personale.

“Reformimi nuk vjen vetëm me dorëheqjen e liderit, ajo është hapi i parë i nisjes së një procesi besimi. Nuk e duan qeverinë e Ramës, nuk kanë besim te PD, dorëheqja është një akt politik perëndimor dhe nuk ka vetëm vlerën e perceptimit të sjelljes me integritet, por edhe çlirimi nga ngërçi psikologjik që ka struktura dhe opinioni i PD-së. Duhet të sillesh europian duke filluar nga vetja, nuk mund t’u kërkosh të tjerëve të sillen europian dhe vetë të sillesh sipas modelit afrikan. Nuk është çështje spastrimesh. Kur them modeli i ri, vija e parë i takon gjeneratës së re, PD ka organizimin e 2015, në 2025 duhet të shkojmë me modelin që duhet të ketë në 2030”, tha Nishani.

Nishani e sheh të zymtë të ardhmen nëse situata brenda PD-së nuk ndryshon, duke thënë se në fund do të kemi një qeveri të korruptuar dhe një opozitë të pazonjë për të sjellë ndryshimin.

shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PROCESI ZGJEDHOR S'KA PËRFUNDUAR"/ Meta: Drejtësia duhet të funksionojë tani
Previous article VAKSINIMI ANTI-COVID/ BE, marrëveshje për 1.8 miliardë vaksina me Pfizer

s.autor

Postime të ngjashme

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë Politikë

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT