• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSJA “GËRDECI” NË SPAK/ Klosi: I pari që duhet të ndëshkohet është Berisha, çdo krim ka ndodhur me lejen e tij
Home
Politikë

DOSJA “GËRDECI” NË SPAK/ Klosi: I pari që duhet të ndëshkohet është Berisha, çdo krim ka ndodhur me lejen e tij

8 May, 2021 Delo.autor Politikë

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka përshëndetur rihapjen e hetimeve për tragjedinë e “Gërdecit”, ndërsa shprehet i bindur se ky vendim i SPAK është një sinjal se do të shkohet tek dosjet e bujshme.

Dy ditë më parë Prokuroria e Posaçme kërkoi nga Gjykata e Lartë të nisë gjykimin për dosjen e “Gërdecit” dhe për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu për të cilin rëndoi 2 akuza penale. Por gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ish-kreu i SHISH theksoi se rihapja e “Gërdecit” është një ogur i mirë, pasi pas tij, Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të hapë edhe dosjet e tjera që kanë mbetur pa u hetuar si “21 Janari” apo afera e Rrugës “Durrës-Kukës”. “Unë mendoj dhe kam bindjen se falë reformës në drejtësi dhe organeve të reja të dala prej saj si SPAK dhe BKH, do të rivendoset drejtësia e munguar në vend. Pse e them këtë? E them sepse mirë është që SPAK të lirohet nga çështjet e ditës që e kanë mbingarkuar shumë dhe duhet të merret edhe me çështjen dhe dosjet e kaluara që kanë mbetur pa gjykuar.

Nga kjo pikëpamje mendoj që dosje si “Gërdeci” që është një ngjarje shumë e rëndë, mbetet pa u hetuar dhe u kalua thjesht, ose siç është edhe dosja tek afera e Rrugës së Kobit që u kalua me procedurë dhe zoti Basha ia hodhi paq. Kështu që mendoj që ka ardhur koha që gjithë dosjet e bujshme duhet të hetohen, duke filluar nga “Gërdeci”, Rruga e “Kombit”, “CEZ”, “21 Janari”, etj., në mënyrë që të rivendoset drejtësia e munguar”, deklaroi ai.

I pari që duhet të ndëshkohet është Berisha

Duke u ndalur tek emrat konkretë që janë përgjegjës për tragjedinë e “Gërdecit” ku mbetën viktima 26 persona dhe mbi 300 qytetarë u plagosën, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi gjatë prononcimit për gazetën “SOT”, theksoi dje se i pari që duhet të ndëshkohet është ish-kryeministri Sali Berisha. Në këtë kontekst edhe pse vuri në dukje faktin se ish-kryeministri nuk ka pasur përgjegjësi direkte, zoti Klosi shtoi se Berisha ka qenë personi që vendoste për gjithçka. Madje, me ironi ish-kreu i SHISH u shpreh se edhe një insekt nëse duhet të fluturonte ai duhet të merret lejen e Berishës, fakt që sipas tij, tregon se të gjitha gjërat në Shqipëri nuk mund të bëheshin pa miratimin e ish-kryeministrit. “Shiko për ju si gazetar, por edhe për qytetarët, duhet të jetë e qartë një gjë që në kohërat kur Sali Berisha ka qenë President i Republikës dhe Kryeministër i Shqipërisë as miza nuk fluturonte pa lejen e tij. Kështu që e solla këtë për të treguar që Berisha i kishte të gjitha në dorë dhe nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësisë për tragjedinë e “Gërdecit”. Natyrisht që nuk mund të mos ketë përgjegjësi direkte, pasi Berisha si gjithmonë është treguar i zgjuar kur vinte fjala për përgjegjësitë, sepse i ka vetëm vendime qeverie, që janë përgjegjësi kolektive që nuk gjykohen. Por mendoj se drejtësia duhet të vihet në lëvizje dhe të vendosë gjërat në vend dhe pikat mbi “i”. Janë si janë ligjet e më the të thashë, fajtorët duhet dënuar. Jo për të marrë hak, pasi nuk fitojmë gjë nga të marrit hak”, u shpreh ai.

Berisha ka përgjegjësi për të gjitha krimet

Por teksa i bën një skaner situatës dhe të gjitha ngjarjeve të bujshme që kanë ndodhur në këto 30 vite në Shqipëri, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi theksoi gjatë prononcimit për gazetën “SOT”, se sipas tij, ish-kryeministri Sali Berisha ka përgjegjësi për të gjitha krimet që kanë ndodhur në vendin tonë. “Nga dënimi i Berishës dhe kujtdo që ka bërë krime dhe korrupsion, fiton e ardhmja e Shqipërisë, në mënyrë që këto gjëra të mos përsëriten më. Pra, ka ardhur koha që ngjarjet e rënda të hetohen. Unë nuk mund të them dot Berisha, por për mua Saliu ka përgjegjësi për këto krime. Pastaj do të dalë përgjegjësia në rrafshin ligjor, unë e them në konceptimin moral dhe njerëzor, që Sali Berisha ka përgjegjësi për “Gërdecin”. Kështu që i takon drejtësisë që të bëjë punën e saj”, nënvizoi ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHPËRTHEN" Frrok Çupi: Meta si oktapodi. Çështja e floririt do të hapet
Previous article E TRISHTË/ Ndahet nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë, gazetarja dhe përkthyesja e "Radio Tirana International"

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor? Breaking News

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor?

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar” Politikë

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT