• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JEP LAJMIN E MIRË/ Mjeku Kalo: Shënohet 24 orëshi i parë që në Infektiv nuk është paraqitur asnjë i sëmurë me COVID
Home
Sociale

JEP LAJMIN E MIRË/ Mjeku Kalo: Shënohet 24 orëshi i parë që në Infektiv nuk është paraqitur asnjë i sëmurë me COVID

8 May, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Dritë në fund të tunelit…Pas më shumë se një viti luftë me COVID-19, profesor Tritan Kalo ka njoftuar se është regjistruar 24 orëshi i parë që në Infektiv nuk është paraqitur asnjë i sëmurë me COVID. Kjo për Kalon, është një tregues, se vendi ynë është në rrugën e duhur për të mundur COVID-in, edhe pse ka ende punë.

“Kohë kovidiane…. 8.05.2021…. Njëzet e katër orëshi i parë pas datës 8.03.2020 që në Shërbimin e Urgjencës së Sëmundjeve Infektive në QSUNT, nuku është paraqitur asnjë i sëmurë me Covid-19….E fituam këtë betejë me “flamën mbarëbotërore”, Pandeminë nga Sars-Cov2/Covid-19…..Shpejt për të folur me siguri, por kryesorja është se jemi në udhë të mbarë për të dalë nga tyneli i gjatë,  ku po ecim prej 14 muajsh që nga mbrëmja e 8-9 Marsit 2020….Kemi ende plot të sëmurë në gjendje të rëndë në mjediset spitalore, po ashtu dhe jo pak të sëmurë që mjekohen në banesat e tyre…. Kemi humbur qindra e mijra të afërt, miq e shokë…. Kemi kaluar e po kalojmë momente shumë të trishta, por ne nuk jemi dorzuar…Vetndërgjegjësimi dhe vetkujdesja kurrë të mos na zbehet dhe të na mungojë edhe pas sodit…MHD ( Masak, Higjena personaledhe kolektive, Distancimi gizik) mbeten shumë të efektëshme në këtë betejë me armilun e padukshëm….”, shkruan Kalo.

Ai vë theksin se një nga arsyet që ka ndihmuar në uljen e rasteve të reja dhe viktimave është procesi i vaksinimit, për këtë arsye iu bën thirrje të gjithëve që të vaksinohen. Gjithashtu, i siguron qytetarët se mjekët, janë në gadishmëri.

“Vaksinimi po na ndihmon që të dalim sa më shpejt nga ky tynel, ndaj për asnjë dekikë mos nguroni të vaksinoheni ndaj infeksionit Sars-Cov2/Covid-19….Mëndjeçarturit e gojështhururit kundër aplikimit të vaksinës kurrë nuk do të mbyllen, por nga shekujt populli na rikujton se :”Një gurë hedh budallai në lumë, e duhen 1000 të mënçur për ta gjetur e nxjerë atë nga ai”…..Duajeni dhe respektojeni sa më shumë veten si dhe ata që gjallojnë rreth jush…. NE, mantelbardhët dhe stafi mjeksor jemi kurdoherë këtu në vijën e parë për t’u kujdesur dhe ndihmuar në përballjen tuaj me virusin jetëlëndues dhe jetëmarrës të Sars-Cov2/Covid-19….Koha po punon për Ne, që edhe me kujdesin e pa munguar të mundemi të gëzojmë sa më mirë bukurinë e këtyre viseve të së bekuarës Nënëlokes Shqipëri….Together forever!!!”, përfundon shkrimin e tij Kalo.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë regjistruar 131,577 të infektuar dhe 2,408 kanë humbur jetën. E ndërsa, sa i përket procesit të vaksinimit, në total në vendin tonë janë kryer më shumë se 585 mijë vaksinime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMOCIONE TË FORTA NË "PËR'PUTHEN"/ Të gjithë shpërthejnë në lot, arsyeja e dhimbshme (VIDEO)
Previous article MOMENTE PANIKU NË ITALI/ Mbrojtësit të Kombëtares i bie të fikët pas përplasjes së frikshme, transportohet në spital (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor? Breaking News

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor?

ZJARRI SHKRUMBON PEMËT E ULLINJVE/ Banorja e Levanit: Të gjendet ai që i vuri flakën, të dënohet! Aktualitet

ZJARRI SHKRUMBON PEMËT E ULLINJVE/ Banorja e Levanit: Të gjendet ai që i vuri flakën, të dënohet!

ZJARRET NË FIER DREJT KONTROLLIT/ Mbeten 3 vatra aktive! Ja zonat ku vijon beteja me flakët Aktualitet

ZJARRET NË FIER DREJT KONTROLLIT/ Mbeten 3 vatra aktive! Ja zonat ku vijon beteja me flakët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT