• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ç’po ndodh me PD-LSI dhe pse marrëdhënia Basha-Kryemadhi është në rënie të lirë
Home
Politikë

Ç’po ndodh me PD-LSI dhe pse marrëdhënia Basha-Kryemadhi është në rënie të lirë

7 May, 2021 s.autor Politikë

Më 1 mars ajo u vesh me blu, ngjyrën e Partisë Demokratike kur iu drejtua një hoteli të njohur në Tiranë për të firmosur marrëveshjen për bashkëqeverisje me Lulzim Bashën.

Vetëm maskën antiCovid e kishte të kuqe, shenjë e LSI. Me ekipet që i shoqëronin të dy liderët e opozitës, ata shfaqnin entuziazëm për një fitore të sigurt në 25 prill.

Hodhën firmat në një dokument me 13 pika dhe u angazhuan nga nxjerrja e vendit nga kriza e rëndë ekonomike, përmbushja e kushteve për hapjen e negociatave, rivendosja e shtetit të së drejtës dhe e sundimit të ligjit, frenimi i shpopullimit masiv, hapja e vendeve të punës, luftë ndaj krimit, vëmendje rinisë, rindërtimit, pandemisë, e deri te kultura e sporti.

“Shqipëria, shtëpia që fiton”, ishte slogani i asaj dite, por rreth dy jave pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, që sipas KQZ-së kanë fituese Partinë Socialiste me 74 mandate, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim bashkohen vetëm në një qëndrim, ende jo zyrtar; që nuk do ta njohin rezultatin.

Vendosën të mos ishin në një listë, (më saktë Monika Kryemadhi për shkak të oreksit të madh për 15 deputetë të sigurt).

Fushatën e zhvilluan po të ndarë. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi u shfaqën vetëm një herë në Kombinat në një mbrëmje terri, nën buzëqeshjesh të shtirura ndërsa pas tyre qëndronin kandidatët respektivë Belind Këlliçi dhe Briseida Shehaj kjo e fundit fort e qejfmbetur për mënyrën se si PD po bënte fushatë në atë zonë.

Asnjë shenjë e LSI-së në mitingun hapës të PD-së në sheshin “Nënë Tereza”, po ashtu edhe në atë përmbyllës.

Këshilltarët izraelitë e kishin të qartë mesazhin për Bashën; Larg LSI-në dhe njerëzit e saj.

Kjo distancë e fushatës e reflektuar edhe në terren mes strukturash është kthyer në një hendek pas 25 prillit.

Asnjë takim nuk është zhvilluar deri më sot mes Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës.

Asnjë mesazh në adresë të njëri-tjetrit. Rrugët janë ndarë në heshtje.

PD u kthye në rezultatin e saj këto zgjedhje (59 mandate) duke “kaparuar” mjaftueshëm nga LSI që ia kishte marrë me gjithë format katër vjet më parë.

Rezultati i 25 prillit për LSI pati një të “mirë”. “Pajtoi” Kryemadhin me bashkëshortin president, pasi kryetarja e LSI i kërkoi falje publike për djegien e mandateve dhe mos marrjen pjese në zgjedhjet lokale dhe po përmes shfaqjesh  publike, Meta e pranoi ndjesën.

Ata u shfaqën në një foto të përqafuar buzë detit më shumë se për të treguar harmoni në ditëlindjen e djalit të tyre.

Kjo “besëlidhje” e re Meta-Kryemadhi, erdhi ne momentin që zërat ishin shtuar për një bashkëpunim Rama-Basha nga shtatori e mbrapa, edhe pse Kryetari i PD po kundërshton rezultatin e 25 prillit, por mandatet ka thënë se nuk i djeg më.

Ftohja Basha-Kryemadhi në fakt ka mbetur në hije për shkak se Rama ka fitoren e mandatit të tretë, Basha po “administron” humbjen pasi ka hallin brenda partisë, me kërkesa për dorëheqje dhe një mandat që i mbaron zyrtarisht në korrik.

Në këtë “rrëmujë” brenda PD-së, PS ka nisur një betejë urgjente për shkarkimin e Ilir Metës, me një komision hetimor të  dytë, e vendosur që këtë proces ta mbyllë ky parlament.

Pas 25 prillit nuk kanë munguar as akuzat nga eksponentë të dy partive.

I pari ishte Mark Marku që hapi lojën nga PD dhe shigjetoi LSI-në. “Do të përgatisim dosje se si janë blerë vota shtëpi më shtëpi nga kandidatët e PS dhe LSI dhe ky është fakt”, tha Mark Marku, i zgjedhur deputet i PD në Lezhë.

Nga LSI u përgjigj kandidatja e Tiranës, Briseida Shehaj që akuzoi  Bashën se asnjëherë nuk ka menduar për opozitën, por vetëm për skenarët e vet… Gjithçka në rënie të lirë mes PD dhe LSI…Deri më tani.(SI)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JAVËN E ARDHSHME 28 HETUES TË BKH MARRIN ZYRTARISHT DETYRËN/ SHBA: Krenarë t'i mbështesim...
Previous article NUK KAPËN SKAFISTIN QË DO DËRGONTE NË ITALI 55 SIRIANË/ Ja çfarë vendos gjykata për rojet bregdetare

s.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor? Breaking News

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor?

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar” Politikë

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT