• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VAKSINIMI ANTI-COVID/ Profesori shqiptar: Çfarë duhet të hamë para dhe pas vaksinës
Home
Sociale

VAKSINIMI ANTI-COVID/ Profesori shqiptar: Çfarë duhet të hamë para dhe pas vaksinës

7 May, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Vaksinat nuk janë zhvilluar për një dietë specifike dhe janë testuar te njerëzit duke u bazuar në dietën e zakonshme, pavarësisht ushqimit që përdorin; pra ushqimi nuk është marrë si faktor në fazat e studimit.

Por megjithatë, meqë vaksina bëhet për të ndihmuar sistemin imunitar që të luftojë virusin, atëherë ju indirekt mund të ndikoni nëpërmjet ushqimit që të përforconi dhe mbështesni më fuqishëm sistemin imunitar, ose nga ana tjetër të mos e dëmtoni.

Në një lidhje skype për “Wake Up”, profesori i Universitetit të Tetovës, Egzon Ademi tregoi se çfarë duhet të hamë para dhe pas vaksinimit

Profesori i njohur: Çfarë duhet të hamë para dhe pas

“Në fazat e studimit asnjë vaksinë nuk është studiuar për një dietë specifike. Meqë vaksinat shërben për forcimin e imunitetit, edhe ushqimi luan një rol në këtë.

Uji është komponenti kryesor që ndihmon në këtë. Duhet parë kjo kohë pas marrjes së dozës së parë, deri në një javë pas dozës së dytë, që janë ato 4 javë më të rëndësishme kur fillon prodhimi i antitrupave. Uji është themelor, së paku duhen 8 gota ujë në ditë, veç ujit që marrim nga ushqimet.

Duhet të shmangim konsumimin e tepërt të alkoolit. Një gotë alkool nuk ndikon direkt, por konsumimi i madh i alkoolit do të kishte ndikuar direkt në uljen e nivelit të imunitetit. Gjithashtu duhet të limitohet përdorimi i cigareve. Është e mirë dalja në ajër të pastër për të marrë vitaminën D, së paku 15 minuta në ditë.

T’u largohemi konsumimit të tepërt të sheqernave, të yndyrnave. Të konsumohen sa më shumë proteina që gjenden te mishi i peshkut, mishi i pulës, fasulet, avokado, fruta të thata, fruta të malit. Te vitaminat që gjenden te frutat, molla, portokalli, banane etj.

Mineralet, më i rëndësishëm është konsumimi i ushqimeve të pasura me zink dhe magnez. Forcojnë imunitetin dhe metabolizmin e njeriut”, bëri të ditur profesori i njohur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJM I MIRË/ Shqipëria renditet e para në Europë për vaksinimin anti-COVID. Ja shtetet që lë pas
Previous article "ZEMRA IME..."/ Arsimi shkëmben mesazhe dashurie me Antonelën (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

ZJARRI SHKRUMBON PEMËT E ULLINJVE/ Banorja e Levanit: Të gjendet ai që i vuri flakën, të dënohet! Aktualitet

ZJARRI SHKRUMBON PEMËT E ULLINJVE/ Banorja e Levanit: Të gjendet ai që i vuri flakën, të dënohet!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT