• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Si do ishte për Shqipërinë? Shiheni si po sillet me partinë!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Si do ishte për Shqipërinë? Shiheni si po sillet me partinë!

6 May, 2021 Redaktor1 OP-ED

Nëse keni ndonjë dilemë, hamendësim, iluzion apo një ide çfarëdo sesa demokrat është Lulzim Basha për Shqipërinë, shiheni sesi po sillet me partinë. Nëse doni të dini sesi do ti bënte zgjedhjet për Shqipërinë, shiheni sesi po e menaxhon këtë proces për partinë.

Nëse doni të dini sesa institucional, i drejtë, parimor, perendimor, europian dhe engjëll do ishte si Kryeministër për Shqipërinë, shiheni sesi po e qeveris partinë. Nëse doni të dini sesa tolerant, i hapur, luajal dhe zbatues i rregullave të lojës do të ishte kur të qeveriste Shqipërinë, mjafton ta shihni sot sesi po i bën të gjitha këto në zgjedhjet për partinë.

Zërat kundër Lulzim Bashës brenda Partisë Demokratike, sa po vijnë e po shtohen. Tonaliteti i zërit të atyre që po dalin publikisht kundër humbësit të zgjedhjeve të 25 prillit, sa po vijnë e po trashen dhe po shkojnë në kupë të qiellit. Gardhi i tyre po zgjerohet e po zgjerohet. Nga qendra në bazë, nga oborri i SHQUP e deri në zyrën më të largët partiake në periferi, kryengritja kundër çelësmbajtësit të portës së pallatit sapo ka nisur.

Të gjithë demokratët po kuptojnë çdo ditë e më mirë, se Kryetari i tyre, është një lider humbës. Ai dëshmoi se kurrë nuk mund ti çojë dot ata drejt fitores përballë Edi Ramës dhe PS. Sepse ai nuk diti kurrë të bëhej një lider real i opozitës. As ta bashkonte atë në një front të vetëm. As të ngjizte e përhapte pa u ndalur frymën e fitores. E mbi të gjitha, as të jepte një shpresë sado të vakët, se kjo do të ndodhi herët ose vonë!

Mjafton ta shihni Lulzim Bashën si po sillet me zgjedhjet e Shqipërisë, për të kuptuar si do ti menaxhojë zgjedhjet brenda partisë. Ai nuk e njeh humbjen, por i njeh zgjedhjet. Ai jo vetëm që i njeh zgjedhjet, por në asnjë rast nuk ka thënë se do ti kontestojë ato ashtu siç bën çdo forcë forcë politike në botën demokratike, kur fitorja i mohohet dhe i grabitet realisht nga pushteti: Me protesta paqësore, ose të dhunshme. Me revolucion demokratik, apo molotovësh. Ndaj edhe asnjëherë nuk e ka vënë në dyshim marjen e mandateve dhe futjen në sallën e Parlamentit të ri të Shqipërisë, në shtator.

A e dini pse ndodh kjo? Sepse Lulzim Basha e pranon që Edi Rama dhe PS kanë fituar. Por ai po bën sikur nuk e njeh humbjen, deri në korrik kur të zhvillohen zgjedhjet brenda partisë, sa të fusi sërisht vulën e PD në xhep për katër vitet e ardhëshme.

Ndaj deri atëherë, ai as nuk do ta pranojë se i çoi opozitarët drejt humbjes. As se ka dështuar si lider politik, duke humbur pa u ndalur, plot 5 palë zgjedhje rresht. As nuk do japi dorëheqjen si Kryetar i PD. As nuk do i hapi rrugën garës demokratike brenda saj. E as nuk do ti lerë kundërshtarët, që të bëhen pjesë e një procesi transparent, për një garë të ndershme sipas të gjitha normave dhe standardeve të një force politike realisht demokratike.

Lulzim Basha është sot në pozitën e atij që thotë; bëni siç them unë, por mos bëni siç bëj unë! Sepse ai që nuk arrin të fitojë dot një garë elektorale përballë kundërshtarit të tij kryesor politik, e ka të vështirë të besojë, se mund ta arrijë këtë përballë kundërshtarëve qoftë edhe brenda partisë së tij. Sepse ai nuk është një Kryetar partie që udhëheq përmes shembullit të forcës, përmes moralit dhe lidershipit të fortë e vizionar, që të çon drejt arritjes së qëllimeve të mëdha.

Lulzim Basha dëshmoi se është një humbës përballë Edi Ramës. Ai po dëshmon se është edhe një frikacak përballë kundërshtarëve të vet brenda PD. Ajo që patë të aktronte përgjatë fushatës, teksa rrekej që ta shihnit si një lider normal europian, ishte thjeshtë maska e tij. Ajo maskë që ka rënë tashmë dhe pas kësaj, gjithkush ka mundësi që të shohi në dritë të diellit, fytyrën e vërtetë të Lulzim Bashës.

A i ka mbetur ende pishman ndokujt, sesi do të ishte Lulzim Basha nesër si Kryeministër për Shqipërinë? Mjafton që ta shihni sesi po sillet sot me partinë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JO VETËM NË CHAMPIONS/ Manchester City dhe Chelsea sfidohen edhe në merkaton e verës për...
Previous article "M'U DUK..."/ Arjan Konomi bën komentin epik për takimin e Sindit, studioja shpërthen keq në të qeshura (VIDEO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT