• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANËTARËSIMI I SHQIPËRISË NË BE/ Kryenegociatori Mazi: Po punohet fort për konferencën e parë ndërqeveritare…
Home
Politikë

ANËTARËSIMI I SHQIPËRISË NË BE/ Kryenegociatori Mazi: Po punohet fort për konferencën e parë ndërqeveritare…

6 May, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Kryenegociatori Zef Mazi tha sot se “jemi para vendimeve shumë të rëndësishme të unionit, ku ndër të tjera është edhe Konferenca e parë Ndërqeveritare. Po punohet fort si nga Shqipëria dhe vendet e BE-së që të mbyllet me pozitivitet mundësisht brenda këtij 6-mujori të Presidencës portugeze”.

Në një konferencë për shtyp me Ministren e Austrisë për Europën dhe Kushtetutën Karoline Edtstadler dhe ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, Mazi tha se “me ministren diskutuam shumë edhe për reformën paketë në sistemin e drejtësisë”.

“I përcillini qeverisë suaj dhe kolegëve në Këshillin Europian vendosmërinë e Shqipërisë të vijojë e pandalshme me të njëjtin hap në rrugën e reformave”, iu drejtua Mazi ministres austriake.

Ndërsa ministrja Spiropali tha se “Republika e Austrisë dhe posaçërisht ministrja është mbështetëse madhe e këtij procesi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe për gjithë Ballkanin Perëndimor. Austria ka luajtur një rol kyç si një njohëse shumë e mirë e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë, por edhe njohëse e thellë e reformave dhe proceseve që kanë ndodhur këtu”.

“Është inkurajuese është e dyta vizitë e ministres brenda pak kohësh edhe në kohë të vështira si këto të pandemisë që po i lëmë pas. Kjo mbështetje, kjo punë e madhe , ky koordinim që është bërë do të sjellë një rezultat pozitiv për Shqipërinë në vendimin e majit dhe qershorit. Brenda këtij viti jo vetëm korniza negociuese që nga Shqipëria është kryer si detyrë, por edhe vendimi i BE-së për kredibilitetin e institucioneve dhe të marrëdhënieve besoj do shkojë në vend dhe besoj se Shqipëria do të marrë vendimin e merituar”, – nënvizoi Spiropali.

Ministrja Spiropali u shpreh se “folëm edhe për reformat e kaluara në parlament sepse është ministrja përgjegjëse për Parlamentin dhe Kushtetutën, për punën që kemi bërë për ligjet e reformës në drejtësi, për faktin që të gjitha institucionet e qeverisjes së drejtësisë së re janë funksionale, Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese, SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit, dhe puna e madhe që ëhstë bërë me Vetingun dhe pastrimin e sistemit të drejtësisë nga korrupsioni që vlerësohet posaçërisht nga ministrja dhe Republika e Austrisë”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DORËHEQJA E BASHËS, FILLIMI..."/ Grupimi për PD-në: Partia nuk frymëzoi më 25 prill
Previous article NJË TJETËR SKANDAL NGA BERISHA/ Përdori vdekjen e tij politikisht, REAGON e fejura e 27-vjeçarit: Vdiq për shkaqe natyrale...

s.autor

Postime të ngjashme

MASA "ARREST SHTËPIE"/ Ndalohet në Vërmicë ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni Aktualitet

MASA "ARREST SHTËPIE"/ Ndalohet në Vërmicë ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni

SPAK I CAKTOI "ARREST SHTËPIE"/ Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori nën akuzë është çështje individuale Aktualitet

SPAK I CAKTOI "ARREST SHTËPIE"/ Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori nën akuzë është çështje individuale

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat Aktualitet

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT