• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHPËRTHEN Nard Ndoka dhe mbështet tezat e fundit: PD po shndërrohet më tepër në një parti islamike
Home
Politikë

SHPËRTHEN Nard Ndoka dhe mbështet tezat e fundit: PD po shndërrohet më tepër në një parti islamike

6 May, 2021 s.autor Politikë

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndok, aleat i PD-së, i mbetur jashtë Parlamentit akuzon partinë më të madhe të opozitës se po kthehet në një parti islamike.

Kryedemokristiani në faqen e tij zyrtare ka ripostuar një koment të një analisti mediatik, Kastriot Myftaraj, si cili deklaruar se “PD-ja me Bashën do të shndërrohet gjithmonë e më tepër në parti islamike”.

Ky status ka shkaktuar reagime ndaj Ndokës ku qytetarët shprehen se “nuk ka ardhur e keqja Shqipnis as partisë nga ata që e njohin Zotin që e kanë frik dhe i luten atij qofshin këto Muslimanë, Katolikë ose çfarëdo feje qiellore që i përkasin. E keqja e këtij vendi janë ata që s’e njohin Zotin dhe s’e kanë frikë atë dhe dinë veç të vjedhin e plaçkisin atyre duhet t’u kundërvihemi të gjithë bashkë i nderuar”.

Ndoka më pas në një reagim tjetër thekson se “Po flasim për orientim politik, jo per besimin në Zot!”

Statusi që Ndoka hodhi në Facebook

“Mbështetësit e Lulzim Bashës na thonë se nëse rri apo jo ai në krye të PD-së, kjo gjë është një çështje e brendshme e kësaj partie dhe të tjerët jashtë partisë, u pëlqen ose jo, nuk kanë lidhje me këtë gjë. Kështu do të ishte normalisht, nëse PD-ja nuk do të paraqiste një tjetër rrezik. Basha duke ndjerë rrjedhje të mbështetësve brenda partisë, por kërkon gjithmonë e më tepër mbështetjen e myslimanëve praktikues të cilët tash e tutje do të përbëjnë bazën e fuqisë së tij politike.

Në PD gjithmonë ka pasur një rrymë të fuqishme islamike por tani e tutje kjo do të bëhet mbisunduese. Kuptohet që do të ketë disa të krishterë, katolikë dhe më pak ortodoksë, si Mark Marku, Agron Gjekmarkaj, Edi Paloka, Sorina Koti, sa për dekor politik. Por partinë do ta dominojnë muslimanët praktikues.

Nuk e kam fjalën për njerëzit që janë myslimanë për nga prejardhja familjare në kuptimin që paraardhësit e tyre kanë qenë kthyer dhunshëm në fenë islame në kohën e pushtimit osman, s’ka ndodhur me të gjithë shqiptarët, dhe që në shumicën e tyre nuk janë praktikues islamikë.

Fjalën e kam pikërisht për praktikuesit islamikë. Kjo gjë e shndërron PD-në në forcë të Islamit politik që përbën rrezik për rendin kushtetues dhe shtetin laik në vendin tonë. Ndër 59 kandidatët fitues të PD-së në zgjedhjet e 25 prillit, ka 32 myslimanë praktikues, meshkuj dhe femra.

Kjo gjë e bën PD-në mbështetje për një lëvizje politike islamike në Shqipëri në të ardhmen. Duhet pasur parasysh se edhe ndër deputetët fitues të PS ka myslimanë praktikues. Vetë Kryeministri Rama vesh shallvare si simbol të trashëgimisë osmano-anadollake./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË ELBASAN/ Të shtëna me armë zjarri pranë Gjykatës, ish-polici plagos gruan
Previous article DEBATE DHE OFENDIME/ Ja çfarë nuk u transmetua në ekran nga përballja e ashpër Sindi-Arjan

s.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT