Ambasada e SHBA në Tiranë, përmes një mesazhi publik uron 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve.
“Në Ditën e Dëshmorëve në Shqipëri ne nderojmë kujtimin e të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë. Le të kujtojmë përherë guximin, përkushtimin dhe sakrificën e tyre”, shkruan Ambasada e SHBA.
Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në nderim të kujtimit të të rënëve për lirinë e vendit çdo vit në Varrezat e Dëshmorëve kryhen homazhe nga krerët më të lartë të shtetit shqiptar.

