• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KËRKON TË KTHEHET NË SHQIPËRI/ Elona thirrje nga Siria: Mashtrojnë, ata që thonë duam të qëndrojmë
Home
Aktualitet
Kronikë

KËRKON TË KTHEHET NË SHQIPËRI/ Elona thirrje nga Siria: Mashtrojnë, ata që thonë duam të qëndrojmë

2 May, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në një kohë kur duket se çështja siriane është lënë në të shkuarën, në shumë shtete europiane si Danimarka, po procedohet me kthimin e shtetasve siriane në vendin e tyre me argumentin se lufta ka mbaruar dhe tani më Siria është një vend i sigurt… por pikërisht në këto kohë, na vijnë disa mesazhe zanore nga shtetaset tona shqiptare të mbetura aty, si një kujtesë se asgjë nuk ka mbaruar.

Elona: “Do zoti bashkohemi një ditë. Dëgjo baba, unë dua të vij. Nëse dëgjon dikë që thotë aty se nuk dua të vij, ata duan të të mashtrojnë ty. Ta kesh 100% të sigurt që dua të vijë dhe mezi po pres… Edhe fëmijët gjynah thonë: “Hë ma, kur do ikim, kur do ikim, kur do ikim… te nëna, te gjyshi, te tezja?Kur do ikim,thonë. Edhe ju mendoni që unë nuk dua të rikthehem. Mezi po pres, as mos e ço në mëndje që nuk dua. Plus unë jam e sëmurë, kam dhimbje, nuk e di çfarë kam, apandesit a ndonjë gjë kushedi çfarë dhe dua të vij të vizitohem se këtu është problem. Të shkosh të vizitohesh edhe vjen puna ‘allah allah’ të fusin ndonjë gjilpërë për të vdekur. Kam frikë të shkoj të vizitohem, nuk shkoj dot”.

Është kjo thirrja për t’u rikthyer pranë gjyshërve e Elona Shulit, vajzës 18 vjeçare nga Pogradeci që u largua drejt Sirisë 7 vite më parë me familjen dhe ku vetëm 14 vjeç në shtetin sirian u bë mama me Suhejdin.

E që pas vdekjes së prindërve, Krenarit dhe Adelinës në luftën krah ISIS, Elona, e vetme kujdeset për djalin e saj 4 vjeçar, për vëllain e vogël, Ibrahimin si dhe për dy motrat Ermën e Jusrën. Ajo vazhdimisht u kërkon familjarëve para për jetesën në kampin Roxh.

Elona: “Baba, nëna si jeni? Ishallah shpresoj të jeni mirë. Ta dini ju dua shumë. Jam tej mase e mërzitur prej jush. Të ishte mami, me babin do e kishit parë që kurrë s’do ju kisha kërkuar leke, por ja që ata u vranë dhe kështu është puna këtu.(qan)

Erma: Ishallah të vimë shpejt se deri në majë të hundës na ka ardhur jeta këtu.Ishallah kur të vij atje t’ju shoh të gëzuar të qeshur.Na ka marr malli shumë për ju.

Në fund të vitit 2020 u bë i mundur riatdhësimi në Shqipëri i një gruaje shqiptare dhe 4 fëmijëve, ndërsa dhjetëra fëmijë të tjerë janë ende në pritje të një operacioni të dytë nga shteti për kthimin e sigurt në vendlindje, por mes tyre ka edhe gra të radikalizuara që vështirësojnë gjetjen./topchannel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Identikiti që po i vizaton Basha “rivalit” në PD
Previous article SITUATA E COVI-19 NË BOTË/ Mbi 153 milionë persona janë infektuar, numri i viktimave ka shkuar në…

s.autor

Postime të ngjashme

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij Aktualitet

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për... Aktualitet

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për...

NDALOHET JAHTI 14 METRA/ Brenda tij u kapën 2.1 ton kokainë, në pranga edhe 1 shqiptar Aktualitet

NDALOHET JAHTI 14 METRA/ Brenda tij u kapën 2.1 ton kokainë, në pranga edhe 1 shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT