• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“AMANET NGA HASHIM THAÇI…”/ Çim Peka “emëron” Vlora Çitakun ministre të Jashtme në qeverinë “Rama 3”
Home
Politikë

“AMANET NGA HASHIM THAÇI…”/ Çim Peka “emëron” Vlora Çitakun ministre të Jashtme në qeverinë “Rama 3”

2 May, 2021 s.autor Politikë

Në mediat afer opozites qarkullojnë zëra se ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, do të emërohet ministre në Qeverinë “Rama 3”.

Është gazetari i famiijes Berisha Cim Peka që ka thënë se Çitaku si “njeriu më i afërt i Hashim Thaçit dhe mike personale e familjes Rama”, do ta marrë postin e ministres së Punëve të Jashtme në Qeverinë e re shqiptare

Çitaku, ndërkaq, ndoshta jo me shkas, përmes rrjetit social “Facebook” ka treguar se po qëndron në Shqipëri. Ajo ka publikuar një fotografi duke shkruar “Beautiful Albania”.

Në një shkrim autorial, Peka ka theksuar se emërimi i Çitakut nga ana e Ramës si ministre e Jashtme e Shqipërisë, nuk është thjesht një emërim nepotik, por “amaneti i vërtetë i Thaçit dhe “futje gishtash në sy” për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Albin Kurti dhe Edi Rama sot janë në pole të kundërta dhe në marrëdhënie e dobëta personale, pikërisht sepse ky i fundit do të bëhet Zot në shtëpinë e tjetrit.

Dhe jo vetëm të bëhet Zot në shtëpi, por dhe t’i shesë oborrin fqinjit verior. Që Rama të uzurpojë këtë rol dhe të minojë pozitën e Kurtit sigurisht i duhet ndihmë dhe nga Kosova.

Nga njerëz të afërt të tij dhe të Thaçit. Askush nuk mund ta luajë këtë rol më mirë se Vlora Çitaku. Njeriu më i afërt i Thaçit dhe mike personale e familjes Rama, ajo pritet të emërohet Ministre e Jashtme në Kabinetin Rama 3”, ka shkruar Peka ndër tjerash.

Rama ka fituar zgjedhjet e përgjitshme parlamentare në Shqipëri, që u mbajtëm më 25 prill. Partia Socialiste e tij ka arritur ta fitojë edhe mandatin e tretë, duke pasur mundësi që ta formojë vetë Qeverinë e re shqiptare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS SHUMË KOHËSH MUNGESË/ Unikkatil rikthehet në rrjetet sociale për një arsye të rëndësishme (FOTO)
Previous article ËSHTË NDARË ME GRACIELËN? Ja si qëndron e vërteta e martesës së Stines dhe bashkëshortes së tij

s.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Politikë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT