• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Makina juaj harxhon shumë karburant? Ju tregojmë 5 mënyrat se si ta kurseni atë
Home
Lifestyle

Makina juaj harxhon shumë karburant? Ju tregojmë 5 mënyrat se si ta kurseni atë

7 January, 2018 k.autor Lifestyle

Të gjithë ata që kanë një makinë problemin më të madh e kanë me konsumin e madh të karburantit. Shumë ankohen se makina e tyre harxhon shumë dhe askush nuk e di përse. Që makina juaj të kursejë sadopak karburant ju tregojmë 5 mënyrat më anë të cilave ju do të shihni ndryshime të dukshme.

 Shmangeni drejtimin agresiv

Automjeti juaj shpenzon shumë kur ju e drejtoni në mënyrë agresive duke e shtyrë kështu motorin të punojë në xhiro të larta dhe pastaj të frenoni përsëri. Që të kurseni më shumë ju duhet që shpejtësinë ta mbani konstante. Provoni të ulni shpejtësinë kur ngjiteni përpjetë, ndërsa në tatëpjetë ta rrisni shpejtësinë.

Ndërroni shpejtësitë kur është e nevojshme

Nëse udhëtoni shpejt me marsh të ulët kjo do të rrisë konsumin e karburantit të veturës. Por, edhe kur ecni në marsh të lartë para së të arrini shpejtësinë e duhur atëherë motori i veturës do të sforcohet dhe si rrjedhojë do të konsumoj më shumë karburant. Ju duhet ta ndieni se kur është e nevojshme të ndërroni shpejtësitë varësisht prej modelit të veturës dhe fuqisë së motorit.

Mos u rrini automjeteve të tjera pas

Duke i qëndruar afër nga prapa një veturë para jush atëherë juve ju diktohet mënyra se si udhëtoni. Kur rri prapa dikujt ti nuk mban veturën në marshin e duhur, frenon dhe përshpejton veturën gjatë gjithë kohës pa qenë nevoja.

Fikeni automjetin kur nuk jeni duke lëvizur

Shpesh trafiku është i tmerrshëm dhe shpesh na ndodhë që të mos lëvizim fare për një kohë. Mbajtja e motorit aktiv shpenzon karburant pa nevojë. Çdo herë kur jeni ndalur fikeni motorin, edhe pse do ju duhet ta bëni disa herë por në këtë mënyrë do të kurseni.

Respekto kufizimet e shpejtësisë

Duke respektuar kufizimet e shpejtësisë ju mbani të ulëta rrotullimet e motorit duke shpenzuar shumë pak. Por kur ju rrisni shpejtësinë edhe pse kaloni më shpejtë një pjesë të rrugës ju sforconi shumë motorin dhe rrisni shumë shpenzimet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbulohet origjina e lashtë e hepatitit B
Previous article Wenger uron Nottinghamin, shprehet i zhgënjyer pas eliminimit nga Kupa FA

k.autor

Postime të ngjashme

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse... Gossip

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse...

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit Gossip

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit

"MERRI NJË KONFIRMIM..."/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flori Mumajesit? Gossip

"MERRI NJË KONFIRMIM..."/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flori Mumajesit?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT