Është identifikuar autori i vënies së zjarrit të tre makinave brenda parkimit të një qendre tregtare në Lushnje, ngjarje e ndodhur më 19 shkurt 2021. Edhe pse ngjarja fillimisht u tha se ishte aksidentale, pas më shumë se 2 muajsh polica ka arritur të identifikojë dhe arrestojë autorin për zjarrëvënie të qëllimshme ndaj 3 mjeteve të parkuara.
Autori është 26 vjeçari Fridman Xhaferraj banues në fshatin Plyg, Lushnje, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar atë marrjen e veprimit për djegien e 3 makinave brenda parkimit të qendrës tregtare.
Nga zjarri u dëmtua pjesërisht edhe magazina e kësaj qendre tregtare. Sipas policisë zjarri fillimisht i është vënë automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit N. K., dhe më pas janë djegur dhe dy mjetet “Audi” dhe “Fiat” të parkuar pranë automjetit tip “Benz”.


