• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HUMBJA E OPOZITËS/ Themeluesi i PD reagon ashpër ndaj Bashës: Nuk ka ndërgjegje, s’ka asgjë prej demokrati
Home
Zgjedhjet 2021

HUMBJA E OPOZITËS/ Themeluesi i PD reagon ashpër ndaj Bashës: Nuk ka ndërgjegje, s’ka asgjë prej demokrati

30 April, 2021 Delo.autor Politikë, Zgjedhjet 2021

Një prej themeluesve të PD-së, Zenel Hoxha ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të partisë, Lulzim Basha, duke thënë se të gjithë që e ndjejnë veten demokratë të reagojnë tani.

Ai thotë Basha nuk ka ndërgjegje refletimi dhe po mundohet që t’i shndërrojë gabimet e mëdha të vetes në fat të pandryshueshëm të Partisë Demokratike.

Sipas Hoxhës, i cili mori pjesë sot edhe në një “protestë” para selisë blu, opozita nuk ka nevojë për rithemelim, por për largimin e individëve që nuk japin frymë të re dhe shpresë, përkundrazi.

Shënimi i plotë në rrjete sociale

Të gjithë demokratët e vërtetë duhet të reagojnë tani.

Shqipëria e sotme e ka ves deformimin e demokracisë. Por ky është ves që mbetet në fuqi jo prej anëtarësisë së partive, por prej udhëheqësve që humbasin ndërgjegjen e reflektimit. Kryetari aktual i Partisë Demokratike i ka tejkaluar provat e shembjes së plotë të ndërgjegjes së vet, e cila s’paska asgjë prej demokrati.

Zoti Basha po kërkon t’i shndërrojë gabimet madhore të vetvetes në fat të pandryshueshëm të Partisë Demokratike. Por, demokratët janë mësuar të rrëzojnë regjime dhe i refuzojnë uzurpimet. Koha ka mbaruar dhe orën e gjatë nuk e ka më në dorë kryetari punë-pa-kryer zoti Basha.

Partia Demokratike ka nevojë për lidership të ri. Është nevojë imediate. Nuk mund të jetë kurrësesi opozita e vendit në pritmëri që i japin funksionin e një paterice përballë kundërshtarit të shquar për vjedhje dhe shëmtime të shtetit dhe demokracisë. Socialistët dhe kreun e tyre i ka demaskuar ndërgjegjia anti-institucion në këto dy mandate, por nuk i ka shembur dhe nuk i përzuri dot nga pushteti ndërgjegja e pafuqishme e Lulzim Bashës, kryetarit pa suksese.

Opozita nuk ka nevojë për rithemelim, por për largim të një njeriu dhe ardhjen e një fryme të mirëfilltë shpresëdhënëse për demokratët dhe për të gjithë shqiptarët. Kjo duhet bërë tani dhe jo kur të caktojë datën humbësi qe ka humbur masën dhe sensin e gjithçkaje.

Zenel Hoxha

Themelues i PD

Anëtar i Komisionit Nismëtar të PD

Kryetar i parë i Degës PD Tiranë

12.12.1990

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PS FITOI MANDATIN E TRETË/ Spiropali: Meta ka marrë ndëshkim spektakolar nga populli shqiptar
Previous article KORONAVIRUSI/ SHBA tjetër arritje në luftën ndaj COVID-19, 100 milion amerikanë janë vaksinuar plotësisht

Delo.autor

Postime të ngjashme

"AI PËR BERLIN, E UNË PËR VLORË"/ Rama ndan momentin e takimit me Kancelarin Merz gjatë samitit në Tivat Breaking News

"AI PËR BERLIN, E UNË PËR VLORË"/ Rama ndan momentin e takimit me Kancelarin Merz gjatë samitit në Tivat

"ZVËRNECI"/ Spiropali: Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit, kollaj t’u sillesh protestave rrotull me fjalë boshe Politikë

"ZVËRNECI"/ Spiropali: Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit, kollaj t’u sillesh protestave rrotull me fjalë boshe

SHPALLET FITUESI PËR AUTOSTRADËN MILOT-BALLDREN/ Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend Politikë

SHPALLET FITUESI PËR AUTOSTRADËN MILOT-BALLDREN/ Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT