Beteja për votën preferenciale nxjerr në pah konfliktin brenda demokratëve në Gjirokastër. I dyti i listës së PD-së, Roland Bejko ka akuzuar fituesin e listës së PD-së, Tritan Shehun, i cili ishte i pari në lsitë. PD mori vetëm një mandat, ndërsa PS-ja mori 3mandate. Sa i përket votës preferencial, Tritan Shehu mori 3364 vota, ndërsa Roland Bejko 2430 vota.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale Bejko shkruan se Shehu bëri fushatë kundër tij në Lazarat. “E dija siç e dinit edhe ju që brenda nesh pati anti fushatë ndaj meje. Shumë prej jush u vutë në siklet në fillim dhe gjatë fushatës, sepse zemra ua donte të punonit me mua dhe për emrin tim, por nga ana tjetër kodoshët e partisë u bënin presion me ironi e me fraza dykuptimëshe apo dhe në italisht, që të mendonit pak më shumë për pozicionin tuaj nesër në pushtet… Kjo anti fushatë u fut thellë në Lazarat, veçanërisht. Donin të dilja i pa votuar aty. Të më turpëronin!”, shkruan Bejko.


