• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PAS ZGJEDHJEVE VIJON PUNA”/ Veliaj vizitë në shtëpinë e familjes Zhullima në Farkë: Të gjithë bashkë…
Home
Politikë

“PAS ZGJEDHJEVE VIJON PUNA”/ Veliaj vizitë në shtëpinë e familjes Zhullima në Farkë: Të gjithë bashkë…

29 April, 2021 s.autor Politikë

Menjëherë pas procesit zgjedhor të 25 Prillit, vijon puna për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi familjen e Hasan Zhullimës në Farkë të Madhe, e cila u gëzua me një shtëpi të re me të gjitha kushtet. Veliaj u shpreh se si në fushatë, si jo në fushatë, puna duhet të vijojë me të njëjtin ritëm, pa u ndalur.

“Ka shumë njerëz që thonë: ‘Hë se këto bëhen për fushatë’ – por ne jemi menjëherë në terren duke vazhduar kantieret që ditën mbas fushate. Këtu disa njerëz janë ndarë për të punuar, disa njerëz janë ndarë për të xhiruar gomat, për të thyer poçat dhe për të fjetur gjumë. Por, ne e kemi çdo ditë fushatë. E kishim fushatë para një jave, e kemi tani një javë mbas zgjedhjeve. Do ta kemi gjatë verës, kur njerëzit do të shkojnë me pushime, dhe kur të vijnë do ta gjejnë Tiranën, me shumë prej infrastrukturave të rëndësishme në përfundim, sidomos në shkollat e reja që ne presim t’i hapim në shtator”, sqaroi Veliaj.

Më tej kryebashkiaku pohoi se që punët të ecin sa më shpejt dhe sa më mirë duhet të ketë bashkëpunim mes kundërshtarëve dhe jo ndasi. “Populli foli, na dha një fitore të qartë këtu, na dha një fitore të qartë në të gjithë Tiranën. Për sa kohë populli vendosi dhe na dha këtë besim për të vazhduar do të thotë që kemi lidhur një kontratë pune për këto 4 vite që do të punojmë akoma më shumë seç punuam këto vite. Me shokët e opozitës duhet të thuash: Çfarë ndodhi, ndodhi, çfarë u tha, u tha, çfarë gomash u xhiruan dhe çfarë poçash u thyen nuk ka problem. Kur them unë rraqe janë dhe mund t’i zëvendësojmë prapë, por tani na duhet që për të mirën e Farkës të jemi të gjithë bashkë dhe të ecim përpara”, tha Veliaj. Me rindërtimin në Farkën e Madhe kanë përfunduar 112, teksa në Lundër janë drejt përfundimit edhe 37 shtëpi të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RREZIKON NJË VEND NË CHAMPIONS/ Rikuperohet bomberi Ibrahimovic, por Piolit nis t’i dridhet… stoli
Previous article TRONDITET MILAN/ Portieri Donnarumma pranon ofertën stratosferike të Juventus. Kushti i vetëm është…

s.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Politikë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT